A është gati Amerika për një President homoseksual?

23/02/2020 - 22:35

Pete Buttigieg, kandidati i parë i hapur homoseksual për president të Shteteve të Bashkuara që po tërheq seriozisht vëmendjen, ishte në epërsi në zgjedhjet parprake të demokratëve në dy shtetete e para dhe doli i treti në zgjedhjet paraprake dje në Nevada.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Brian Padden njofton se ndërsa orientimi seksual i zotit Buttigieg nuk ka qenë një çështje madhore në garën e demokratëve, ajo ka të ngjarë të bëhet një pikë e debatueshme në zgjedhjet e përgjithshme.

Në fushatë, Pete Buttigieg shpesh flet për vlerat familjare në kontekstin e orientimit homoseksual, duke theksuar se ai është në një martesë të bazuar në dashuri, obligim, dhe domethënien që ka kandidimi i tij për barazinë në Amerikë sot.

“Një nga gjërat më të mira në këtë fushatë ka qenë takimi me njerëz, veçanërisht me të rinjtë që nuk janë të sigurt nëse familja ose komuniteti i tyre ka një platformë në vendin e tyre. Fakti që unë këmbëngul në këtë dhe kam arritur këtu, tregon se ju keni një platformë në këtë vend.”

Ish kryebashkiaku i një qyteti të vogël në Indiana është bërë një pretendent legjitim për të marrë emërimin e partisë demokrate, duke marrë numrin më të madhë të delegatëve në zgjedhjet paraprake në dy shtetet e para. Por, ai doli i treti në zgjedhjet paraprake të së shtunës në Nevada, të cilat i fitoi Bernie Sanders.

Suksesi i hershëm i zotit Buttigieg ndodh në një kohë kur sondazhet tregojnë për një mbështetje në rritje të publikut për martesat e homoseksualëve. Në të njëjtën kohë, komuniteti LGBT, po tregon fuqinë e tij politike dhe ekonomike.

“Gara e Pete-it fitoi terren për shkak të një rritje të mbështetjes nga komuniteti LGBT”, thotë Ellion Imse nga Fondi Fitore për LGBT.

Megjithatë, orientimi seksual i zotit Buttigieg ka ngjallur debate në lidhje me aftësinë e tij për të tërhequr mbështetjen e afrikano-amerikanëve dhe hispanikëve, si dhe të votuesve të moshuar fetarë. Pakicat etnike janë një përbërës kritikë i koalicionit të votuesve demokratë.

Një sondazh i fundit me votuesit afrikano-amerikanë tregoi se 40 për qind e tyre nuk donin të votonin për një homoseksual. Megjithatë, disa analistë politikë thonë se orientimi seksual i zotit Buttigieg nuk do të ishte problematik nëse votuesve u pëlqejnë politikat e tij.

“Mendoj se kjo nuk është një përparësi e madhe për shumicën e votuesve”, thotë Michael Fauntroy, profesor i shkencave politike, Universitetit Howard.

Duke ofruar një shije të komenteve negative që ka të ngjarë të shfaqen nëse Buttigieg do të fitonte emërimin e partisë demokrate, personaliteti i njohur konservator i radios, Rush Limbaugh kohët e fundit tha se amerikanët “nuk janë ende të gatshëm të zgjedhin një djalë homoseksual që e puth burrin e tij në skenën e debatit”.

Sulme të tilla mund të entuziazmojnë mbështetësit konservatorë të krishterë të Presidentit Trump, por gjithashtu mund të armiqësojnë votuesit e moderuar që kanë mbështur Presidentin Trump në të kaluarën.

“Unë mendoj se çdo përpjekje si kjo, nga ana e zotit Rush Limbaugh apo të tjerëve, ka të ngjarë të ngjallë simpati, në mesin e grave të klasës së mesme në periferi të zonave urbane.”

Nga ana e tij, Buttigieg iu përgjigj zotit Limbaugh duke bërë një kontrast të martësës së tij me të kaluarën e stuhishme seksuale të Presidentit Donald Trump, i cili u raportua gjerësisht nga media se kishte paguar një yll të filmave pornografikë për të fshehur dyshimet për një marrëdhënie jashtëmartesore. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

British Airways njofton se do të pezullojë nga puna 36 mijë punëtorë duke filluar nga pilotët deri te personeli ndihmës. Sipas kompanisë,

Spanja ka shënuar një tjetër rekord negativ përsa i përket numrit të viktimave që kanë humbur jetën brenda një dite.

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka urdhëruar policinë dhe ushtrinë që të vrasë të gjithë personat që krijojnë shqetësime dhe thye

47,290 viktima dhe 938,452 të prekur me koronavirusin e ri; ky është bilanci aktual në mbarë globin.

Në konferencën e përditshme për shtyp lidhur me koronavirusin, Presidenti Donald Trump e pranoi se rezervat kombëtare të paisjeve mbrojtë

Një shpërthim bëri që dy ndërtesa të shembeshin në qendrën historike të Alberona, në zonën Foggiano në Itali.

Numri i rasteve të prekura nga koronavirusi në SHBA i ka tejkaluar 200,000 persona, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar më shumë se 4,600 v

Mbretëria e Bashkuar regjistroi 563 të vdekur prej koronavirusit, duke e bërë atë ditën më të keqe deri më tani që nga nisja e pandemisë

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Turqi rritet në 277, pasi 63 persona humbën jetën në 24 orët e fundit.

Testimet po kryhen nga kompania italiane Biotech Takis me qendër në Castel Romano në afërsi të Romës , në bashkëpunim me Institutit Kombë