Europianët aplikojnë për pasaporta britanike

10/06/2019 - 07:39

Një numër rekord i shtetasve europianë kërkojnë të marrin pasaportën britanike para se të marrë fund telenovela e Brexit. 200 shtetas europianë po aplikojnë çdo ditë për të qenë qytetarë të Britanisë së Madhe.

Sipas burimeve të “The Daily Mail”, rezultojnë rreth 18 000 aplikime në çerekun e parë të këtij viti. Shifra të rritura ndjeshëm me 7 000 aplikime më shumë këtë vit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Theresa May premtoi hapa fleksibël, transparentë në negocimin me marrëdhënien e ardhshme me europianët.

Sipas skemës të propozuar nga qeveria britanike, vetëm qytetarët evropianë që kanë jetuar në mënyrë të vazhdueshme në Britani për pesë vite, kanë të drejtë të aplikojnë e të përfitojnë nënshtetësinë angleze, por duhet të dinë anglisht dhe të kalojnë testin e hartuar nga Mbretëria e Bashkuar.

Ekspertët mendojnë se vala e madhe e aplikimeve, kryesisht në muajin mars, vjen për shkak të ankthit mbi datën zyrtare të Brexit të Britanisë së Madhe më 29 mars. Nando Sigona, profesor në Universitetin e Birmingham për migracionin ndërkombëtar, theksoi se frika për të drejtat e shtetasve të BE-së pas Brexit shkakton rritjen e aplikimeve.

Numri i aplikimeve nga europianët është rritur që nga referendumi i Brexit në vitin 2016. Përpara referendumit ata përbënin vetëm 12% të numrit total të aplikimeve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pranoi të mërkurën se ajo mund të detyrohet të heqë dorë nga zgjedhja e saj për liderin e ardhshëm të

Një fotografi e babait dhe vajzës së tij të vogël të mbytur në lumë në kufirin Meksikë-SHBA, po trondit mbarë opinionin publik.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i shtoi kërcënimet kundër Iranit të martën, duke thënë se një sulm i Teheranit ndaj “çdo gjëje amerikan

Në paraqitjen e tij të parë në publik pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet e përsëritura për Kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Pr

Një qytet i tërë është evakuar pas shpërthimit të një depoje të madhe armësh.

Vajza e ish-presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov, për një periudhë i shumë pushtetshëm përpara se të humbiste privilegjet dhe të bu

Franca do të goditet nga një valë e nxehtë gjatë kësaj jave, me temperatura që parashikohen të shkojnë mbi 40 gradë Celsius.