Europol godet sindikatën kriminale, sekuestrohen 12 milionë €, 45 të arrestuar

29/11/2020 - 15:05

Në orët e para të mëngjesit, mbi një mijë oficerë policie me mbështetjen e Europol kryen një bastisje të koordinuar kundër anëtarëve të një sindikate kriminale.

12 milionë euro cash, 45 të arrestuar, 180 kontrolle dhe me qindra sekuestro të jahteve, makinave luksoze e bizneseve dhe 37 avionë është bilanci i një operacioni kundër trafikut të kokainës nga Brazili në Europë.

Sipas Europol kjo sindikatë ndër më të mëdhatë në botë arrinte të fuste në Europë 45 ton kokainë përgjatë 1 viti dhe fitimet në 6 muaj i kishte në mbi 100 milion euro.

Ky operacion ndërkombëtar, i udhëhequr nga autoritetet Portugeze, ato belge dhe braziliane, u krye njëkohësisht nga agjenci nga tre kontinente të ndryshme. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan 45 persona, në Brazil (38), Belgjikë (4), Spanjë (1) dhe Dubai (2).

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Senati amerikan hodhi poshtë të martën një përpjekje të republikanëve për të ndalur gjyqin e pritshëm ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Koreja e Veriut ka filluar testimin e vaksinën se saj anti-covid, e cila thuhet të jetë rezultat i informacioneve të vjedhura nga prodhue

Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 15.204 raste të reja me Covid-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqin

Më shumë se 18 mijë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në botë nga Covid-19.

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Britaninë e Madhe në fund të vitit 2020, është përhapur në 70 vende të botës,

Shumica dërrmuese e republikanëve të Senatit Amerikan votuan kundër procedimit të gjyqit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë kaloi 100 milionë, në kohën kur vendet po përpiqen të frenojnë variantet e reja të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore italiane kanë raportuar 10,593 raste të reja me koronavirus në vend.

Senati i Shteteve të Bashkuara ka marrë zyrtarisht akuzën e ngritur kundër ish-Presidenti Donald Trump, i vetmi president në historinë e