Europol: Numri i sulmeve xhihadiste u dyfishua në vitin 2017 në Evropë

Postuar: 20/06/2018 - 23:08

   Numri i sulmeve xhihadiste u dyfishua në Europë në vitin 2017, deklaroi sot agjencia e policisë « Europol », duke paralajmëruar për ndjeshmërinë e rrezikut për akte më pak të sofistikuara që janë marrë përsipër nga grupi i Shtetit Islamik.

Vitin e kaluar, 33 sulme terroriste u regjistruan nga Europol. Në mesin e këtyre sulmeve të kryera, të dështuara apo të pasukseshme në territorin europian, 10 çuan në vdekjen e 62 personave, njoftoi agjencia europiane e policisë në një raport vjetor.

13 sulme u sinjalizuan në vitin 2016 dhe dhjetë në mesin e tyre ishin tragjikë, ku mbetën të vrarë një total prej 135 personash.

«Numri i akteve terroriste xhihadiste u rrit në vitin 2017, por paralelisht edhe niveli i tyre i përgatitjes dhe ekzekutimit të sulmeve është bërë më pak i sofistikuar», theksoi Europol në një rapor të quajtur « Situata dhe tendencat e terrorizmit », përcjell Atsh.

Agjencia europiane e policisë i referohet akteve terroriste të kryera nga individë të cilët marrin përpara turmën me ndihmën e një automjeti apo duke qëlluar me armë të ftohta kalimtarët, si rasti në Londër në vitin 2017 ku dy sulme të kësaj natyre vranë 13 persona dhe plagosën 98 të tjerë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May ka thënë se BE duhet të trajtojë Mbretërinë e Bashkuar me më shumë ‘respekt’ në ne

   Po bëhet gjithnjë e më e qartë: evropianët po e përfundojnë verën e tyre. Arsyeja?

   “Nuk ke për të ma qëlluar burrin”, dëgjohen fjalët e të fejuarës së viktimës që filmon dy fqinjët, at e bir, të dy me armë në

   Prodhimi i kokainës në Kolumbi ka arritur nivele rekord në vitin 2017, sipas statistikave të reja të publikuara nga OKB.

   Presidenti amerikan Donald Trump sugjeron ndërtimin e një muri përgjatë shkretëtirës së Saharasë për të frenuar krizën e emigrantëve n

   Të paktën tre persona janë varë nga disa të shtëna me armë zjarri në një qendër farmaceutike në Maryland të Shteteve të Bashkuara të A

Një aksident tragjik i ka marrë jetën katër fëmijëve të moshës fillore në Holandë, pasi treni është përplasur me biçikletën me të cilën a

Zyrtarët në Meksikë kanë nisur hetimet pasi një kamion i mbushur me 157 kufoma njerëzisht është gjetur i braktisur në një fushë.

   Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak u arrestua sot dhe pritet të fajësohet në kuadër të hetimit që hedh dyshime për përvetësimin

   “Ka qenë takimi më i keq i jetës time”.