Evropa nën "darën" e stuhive të fuqishme dhe cikloneve

14/12/2019 - 15:13

Disa vende të Europës, nga Irlanda e Franca deri në Itali e Greqi, prej orësh po përballen me masa ciklonare që kanë lënë deri tani edhe viktima.

Në komunën italiane të Potencës, në jug të vendit, shkëputja e një çatie dhe rënia e saj në një palestër ku po stërviteshin një grup të rinjsh plagosi 8 prej tyre, më rëndë veçanërisht një 28-vjeçare.

Autoritetet njoftojnë se janë shtuar fenomenet ekstreme të motit, me përjetime brenda pak ditëve të shirave, borës, erërave dhe stuhive, që detyruan një ditë më parë edhe mbylljen e shkollave, parqeve e institucioneve fetare.

Në zonat franceze, vigjilenca e forcave të shpëtimit u rrit në mbi 16 rajone në jugperëndim të vendit, ndërkohë 600 persona janë evakuar. Rrebeshet e shiut shkaktuan fryrjen e lumenjve duke marrë me vete një burrë të moshuar francez.

Një tjetër i moshuar mbeti i vrarë në rrugë nga rrëzimi i një peme, episod që u përsërit por pa pasoja serioze për banorët e tjerë të Pirenejve.

Erërat e vrullshme të enjten u nisën nga Mbretëria e Bashkuar. Në Skoci ato frynë me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë, dhe shkaktuan përmbysjen e të paktën dy kamionëve që lëviznin në një autostradë të hapur.

Masa e paqëndrueshme zbriti nëpër Alpe dhe në Adriatik, ku ka formuar zona me trysni të ulët që deri të dielën do të përkthehen në stuhi, shi e dëborë në pjesën më të madhe të Greqisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shkencëtarët në Londër që kanë prodhuar një vaksinë sintetike me dozë të ulët për COVID-19, po e zgjerojnë testimin e saj tek më shumë vu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi ku një avion me 191 pasagjerë në bord që fluturonte nga Dubai drejt Kozhikode në Indi është përpla

Presidenti i Libanit, Michel Aoun tha se hetimet rreth shpërthimit të depove në Bejrut nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse është shkaktu

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 2,000 vdekje të shkaktuara nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Më shumë se 40,000 vetë nënshkruan një peticion dhe kërkojnë që Franca të marrë nën kontroll Libanin pas shpërthimit vdekjeprurës në Bejr

Demonstrata të dhunshme anti qeveritare kanë nisur në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, pas shpërthimit vdekjeprurës në portin e kryeqytetit

Gjithnjë e më shumë qytete dhe rajone po insistojnë që njerëzit të mbajnë maska jo vetëm në mjedise të mbyllura, por edhe jashtë.

Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi të enjten udhëzimet e lëshuara për të “mos udhëtuar” në rang botëror, masë kjo që u morr në muajin

Bill Gates thotë se përmes inovacionit në diagnostikim, terapi dhe vaksinim, bota do të ketë dalë përfundimisht nga gjendja e pandemisë d

Një raport i Departamentit amerikan të Shtetit thotë se Rusia po përdor taktika që shfrytëzojnë platforma dhe kanale të ndryshme komuniki