Fauci paralajmëron: SHBA-të mund të përballen me 100 mijë raste në ditë me COVID-19

30/06/2020 - 22:41

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në Shtetet e Bashkuara, i tha senatit amerikan se ai “nuk do të befasohej” nëse do të kishte deri në 100.000 raste me koronavirus në ditë.

“Është e qartë që ne nuk jemi nën kontroll tani”, tha ai para senatorëve, duke paralajmëruar se amerikanët, në masë të madhe, nuk janë duke veshur maska apo mbajtur distancë sociale.

“Nuk mund të bëj një parashikim të saktë, por do të jetë shumë shqetësuese, ju garantoj për këtë”, tha Fauci.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara regjistruan së paku 42,000 raste të reja me koronavirus në 24 orë.

Pandemia e koronavirusit ka infektuar më shumë se 10 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë më shumë se 504,000, tregojnë të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. Shtetet e Bashkuara janë vendi më i goditur me mbi 2.6 milionë raste dhe me më shumë se 126,000 viktima.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi të hënën se pandemia e koronavirusit nuk është “as afër fundit”, duke thënë se botës do t’i duhet “edhe më shumë rezistencë, durim, përulësi dhe bujari në muajt përpara”./ REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Komisioni Europian ka njoftuar një seri masash që duhen ndërmarrë për t’u përgatitur për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit.

Gjykata Supreme në SHBA ka marrë vendim për ekzekutimin e parë me vdekje të një personi në nivel federal pas plot 17 vitesh.

Belgjika nuk ka regjistruar raste të vdekjeve nga koronavirusi i ri gjatë 24 orëve të fundit, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë

Në Itali, përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 114 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 30 në Lombardi. Prej fillimit të pa

Bashkimi Evropian duhet të jetë më i zjarrtë dhe emocional dhe të mos krijojë përshtypjen se është thjesht një grumbull teknokratësh, kër

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të hënën se nuk është e qartë nëse vendet anëtare të BE-së do të arrijnë një marrëveshje për një fo

Presidenti Donald Trump përsëriti të hënën se ai ka “një marrëdhënie shumë të mirë” me Dr.

Pandemia e koronavirusit “do të përkeqësohet” nëse qeveri të caktuara nuk ndërmarrin hapa vendimtarë për të frenuar përhapjen e sëmundjes

Një ligjvënës në Iran ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare.