Luigi Fiorillo arriti të ndalë makinën e tij një hap larg nga gërmadhat e urës Morandi, e cila u shemb në 14 Gusht në Xhenova të Italisë.

Kjo është dëshmia e tij: “Isha duke ecur më shpejtësi të ulët, pasi po binte shi dhe po respektoja distancën e sigurisë. Ndoshta kjo ka qenë dhe arsyeja që unë shpëtova për mrekulli”. Këto ishin fjalët e Luigi Fiorillo, shoferit të kamionit që është bërë simbol i rrëzimit të urës Morandi.

“Po kthehesha nga një dërgesë në bregun perëndimor”, tha ai në një intervistë për NewsMediaset.

“Po lëvizja ngadalë, nuk po e shikoja më urën, kur gjithçka u shemb, sa hap e mbyll sytë. Nuk mbaj mend mirë, isha i habitur dhe i frikësuar. E fika makinë dhe më pas u largova direk nga frika se gjithçka do të shembej. Unë jam gjallë dhe kjo është njjë mrekulli, rrëfeu ai.

Tragjedia në Xhenova, mori jetën e 41 personave, mes tyre dhe të dy të rinjve shqiptare.

18 nga 41 viktimat do të përcillen sot për në banesën e fundit, pas funeralit shtetëror që u mbajt në praninë e Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella.