FMN: Brexit pa marrëveshje e godet ekonominë britanike

17/09/2018 - 20:30

   Britania duhet të presë "kosto të konsiderueshme" mbi ekonominë e saj nëse largohet nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, paralajmëroi të hënën Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Shefja e FMN-së, Christine Lagarde, tha se ekonomia britanike do të dobësohet pas Brexit-it (daljes nga BE-ja) me ose pa marrëveshje, porse mungesa e marrëveshjes do të shkaktonte "rënie të menjëhershme" të saj.

"Do të ketë një tronditje mbi furnizimet", u tha Lagarde gazetarëve në Londër, pas prezantimit të raportit vjetor të FMN-së mbi perspektivën ekonomike të Britanisë.

"Në mënyrë të pashmangshme do të ketë pasoja: rritje të reduktuar, deficit në rritje dhe zhvlerësim të monedhës", tha Lagarde.

Kancelari i Thesarit britanik, Philip Hammond, tha se Britania ka bërë përparim ekonomik me Qeverinë konservatore të kryeministres Theresa May, porse ajo gjendet "në një moment kritik", pasi po hyn në fazat përfundimtare të negociatave për Brexit.

Javën e kaluar, negociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnier, ka shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje me Britaninë brenda 6-8 javësh, mbi kushtet e divorcit.

Por, sipas tij, mbeten ende gjëra të mëdha për t'u negociuar, përfshirë këtu çështjen e kufirit irlandez, indikacionet gjeografike, të cilat specifikojnë origjinën e mallrave të caktuara bujqësore, dhe rolin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, përcjell REL.

Britania duhet të largohet nga BE-ja më 29 mars të vitit 2019.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një shpërthim i fuqishëm ka goditur një restorant në qytetin Sapporo, në Japoninë Veriore, duke lënë deri më tani 41 të plagosur.

Aktivistja irakiane, Nadia Murad që ka fituar çmimin Nobel për Paqe këtë vit, për përpjekjet për t’i dhënë fund dhunës seksuale si armë e

Një 38-vjeçar humbi tragjikisht jetën pasi ra nga një automjet në lëvizje, në një prej autostradave më të ngarkuara në Florida, SHBA.

Mijëra zyrtarë policorë janë duke qëndruar në Paris për të mbajtur nën kontroll protestën e radhës të “jelekëve të verdhë” duke shënuar k

Një gjykatës federal nga Teksasi ka vendosur të shpallë si antikushtetues një pjesë të konsiderueshme të Aktit të Kujdesit të Përballuesh

Kolumbia do të shpenzojë një shtesë prej 4.5 trilionë Pesos ose 1.42 miliardë dollarësh, në arsimin e lartë publik, gjatë mandatit katërv

“Zonja e zotërinj, e kapëm”, këto ishin fjalët që shënuan fundin e një prej kërkimeve më të ethshme, atë për diktatorin irakian,

Ish-avokati i presidentit Donald Trump, Michael Cohen tha se “zoti Trump e dinte se ishte i gabuar urdhri që dha për të paguar në prag të

Urat kryesore të Londrës, “Tower”, “Westminster” dhe “Waterloo” u bllokuan sot nga protestues britanikë, të cilët ashtu si ata francezë i