Franca dhe Gjermania do të jenë dy prej vendeve të goditura më fort nga ngadalësimi i ekonomisë globale për shkak të proteksionizmit amerikan.

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron se Gjermania, motori i ekonomisë së Eurozonës, mund ta vazhdojë rritjen këtë vit në mbi 2% të GDP-së, siç kanë qenë projeksionet e deritanishme, por duke nisur nga viti 2019, e për të vazhduar me vitin pasues, kjo rritje do të bjerë në 1.9%.

Në vlerësimin e tij të fundit për ekonominë globale, FMN thekson se fenomeni shqetësues vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e tarifave tregtare të Shteteve të Bashkuara.

Franca është ekonomia tjetër madhore e Eurozonës, që parashikohet të përjetojë një rënie të rritjes ekonomike gjatë vitit që vjen.