FMN-ja paralajmëron depresionin më të thellë ekonomik që nga vitet ’30

10/04/2020 - 08:28

Drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë depresionin më të thellë ekonomik në botë që nga vitet 1930. Zonja Georgieva tha të enjten se qeveritë e vendeve të botës kishin akorduar 8 trilionë dollarë në programet për t’i mbajtur ekonomitë funksionale, por se ato nuk janë të mjafueshme. Ajo tha se vendet në zhvillim do të prekeshin më rëndë dhe shtoi se një rimëkëmbje e pjesshme mund të ndodhë në vitin 2021.

Industritë e automjeteve dhe aviacionit në Shtetet e Bashkuara , parashikojnë humbje të thella mes kufizimeve të udhëtimit. Administrata për Sigurinë e Transportit (TSA) kontrolloi 95 mijë pasagjerë të mërkurën, 96 për qind më pak se sa një vit më parë. Shoqata “Airlines for America” tha se hera e fundit që kishte parë më pak se sa 100 mijë pasagjerë në ditë kishte qenë në vitin 1954. Me Pashkët të dielën, shumë amerikanë duhet të kishin qenë normalisht duke udhëtuar.

Numri i amerikanëve që kërkuan pagesë papunësie javën e kaluar ishte 6,6 milion, një shifër rekord, ndërkohë që masat për frenimin e sëmundjes e kanë paralizuar ndjeshëm aktivitetin ekonomik. Në konferencën e përditshme për shtyp të grupit të punës për koronavirusin, Presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti lajmin që kryeministri britanik doli nga njësia e kujdesit intensiv, megjithëse ai vazhdon të jetë në spital.

Korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë u testuan për koronavirus të enjten, si masë paraprake pasi një nga korrespondendentët shfaqi simptoma të martën. Numri i të vdekurve me koronavirus në vend është mbi 16 mijë, ndërsa numri i të prekurve është mbi 462 mijë, ndërkohë që vendi është në javën kur sipas ekspertëve epidemia pritet të arrijë pikun e saj. Afro 1.6 milionë vetë në gjithë botën janë prekur COVID-19, dhe mbi 95 mijë kanë vdekur./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një ceremoni solemne të hënën, me rastin e Ditës së Përkujtimit, Presidenti Donald Trump zhvilloi homazhe për të nderuar amerikanët e

Numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në 24 orët e fundit në Itali, ku humbën jetën 92 persona, nga të cilët 34 ishin vetëm në

Belgjika nuk do të vendosë më masa të rrepta izolimi edhe në rastin e një vale të dytë të koronavirusit, deklaroi ministri i Brendshëm, P

Një betejë e fortë po luftohet në laboratorët hulumtues të të gjitha vendeve më të përparuara: nga Kina në Shtetet e Bashkuara, Izraeli,

Duke nisur nga korriku, Spanja do të hapë hap dyert për turistët e huaj.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme të vendit, duke i dhënë fund kufizimeve në rajonet ku vendimi ishte

Gjermania është një ndër vendet e suksesshme në luftën ndaj koronavirusit.

Në stereotipet e armikut të qeverisë amerikane nën Donald Trump bën pjesë si Venezuela, ashtu edhe Irani.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka kërkuar falje pasi shkeli orarin e lëvizjes për shkak të pandemisë.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik