Një fotografi e babait dhe vajzës së tij të vogël të mbytur në lumë në kufirin Meksikë-SHBA, po trondit mbarë opinionin publik. Imazhet tronditëse janë publikuar nga "CNN" dhe janë një dëshmi rrënqethëse e asaj çka po ndodh me refugjatët që tentojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Oscar Alberto Martinez nga El Salvadori kishte kaluar lumin Rio Grande dhe ishte kthyer për të marrë gruan dhe vajzën e tij 2-vjeçare. Vajza e vogël Angie kërceu në trupin e të atit për të kaluar lumin bashkë me të. Por nuk mundën t’ia dilnin për shkak të rrymës së fortë. Gruaja me emrin Tania, pa vajzën dhe bashkëshortin teksa po mbyteshin. Ngjarja ka ndodhur ditën e diel

Trupat e tyre të pajetë u gjetën në anën meksikane të lumit Rio Grande. Historia rrënqethëse u publikua në gazetën meksikane “La Jornada”, e cila publikoi edhe fotografinë e rëndë, që më pas u botua edhe nga mediat amerikane e botërore.