Franca kalon valën e dytë, Macron shpall lehtësimin e masave

24/11/2020 - 21:07

"Kemi frenuar qarkullimin e virusit”. Janë fjalë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron në nisje të një mesazhi që mbajti LIVE në TV mbrëmjen e së martës ku njoftoi një lehtësim të masave bllokuese.

“Përpjekjet tona, përpjekjet tuaja, kanë dhënë shpagim. Kulmi i valës së dytë ka kaluar. Nga e shtuna të gjitha veprimtaritë tregtare do të jenë në gjendje të rihapen. Nga e shtuna të gjitha dyqanet dhe libraritë do të hapen përsëri,” – njoftoi Macron si pjesë e lehtësimit të masave të bllokimit në funksion të festës së Krishtlindjes.

Gjithsesi leja për të dalë do të mbetet në fuqi, por do të jetë e mundur të udhëtohet deri në 20 kilometra larg nga shtëpia. Nga 15 dhjetori, leja për të dalë nuk do të jetë më e detyrueshme, or do të mbetet shtetrrethimi nga ora 21:00 deri në 7 të mëngjesit. Nga 15 dhjetori rihapen teatrot, kinematë dhe muzetë.

“Ne do të jemi në gjendje të lëvizim lirshëm mbrëmjet e 24 dhe 31 dhjetorit. Tubimet në rrugët publike janë të ndaluara. Krishtlindjet do të jetë e mundur të kalohen me familjen, por ato nuk do të jenë pushime “si çdo herë tjetër”. Baret, restorantet dhe palestrat do të rihapen nga 20 janari nëse infeksionet janë nën 5 mijë në ditë” – tha Macron.

Për hapjen e vendpushimeve të skive Macron tha se po zhvillohen konsulta me qeverinë dhe vendet fqinje.

“Më duket e pamundur të imagjinoj një hapje e tyre gjatë pushimeve. Do të jetë më mirë të orientoheni për një rihapje më vonë nga janari” – tha Macron që dha edhe një lajm tjetër të rëndësishëm.

“Vaksinimi kundër Covid-19 mund të fillojë në Francë mes fundit të dhjetorit dhe fillimit të janarit”, – duke specifikuar se vaksina “nuk do të jetë e detyrueshme”.

Franca ka kaluar pragun e 50 mijë viktimave të Covid-19. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Italia ka shënuar një rënie të ndjeshme të numrit të personave të infektuar me koronavirus.

Bota është në prag të një “dështimi moral katastrofik”, sa i përket shpërndarjes së vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, paralajmëroi dre

Ndërtesa e Capitolit në Washington është izoluar për të garantuar sigurinë, dy ditë para se Joe Biden të inaugurohet si President i Shtet

Korrespondentja e Euronews, Galina Polonskaya, ishte në aeroplan me udhëheqësin e opozitës ruse Alexei Navalny para se të arrestohej kur

Trashëgimtari i Samsung-ut, Lee Jae Yong është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burg nga një gjykatë e lartë në Korenë e Jugut, për shkak

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, thuhet se po planifikon të bëjë rreth 100 falje dhe ulje d

Brazili një prej vendeve të goditura më rëndë nga pandemia, ka nisur vaksinimin duke filluar me stafin mjekësor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa shtete europiane kanë reaguar për ndalimin e politikanit rus Alexei Navalny, i cili mbërriti dit

Më shumë se 700.000 punonjës shëndetësor në Turqi kanë pranuar një dozë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në 4 ditët e pa

E gjithë Europa është përfshirë këtë fundjavë nga një valë acari me origjinë nga Rusia. Temperaturat disa gradë nën zero sollën këtë të d