Numri i vdekjeve të koronavirusit në spitalet e Francës ka arritur në 4,503, një rritje prej 471 rastesh në 24 orë, por një shifër pak më e ulët se në ditët e mëparshme.

Në shifrën e përgjithshme janë shtuar 884 vdekje në pensione dhe shtëpi përkujdesi, të dhëna që dalin për herë të parë.

Kreu i autoritetit shëndetësor kombëtar të Francës, Jerome Salomon tha se shifrat nga institucionet shëndetësore jo spitalore ishin vetëm të pjesshme.

Të dhënat tregojnë se numri i personave që pranohen në spital me koronavirus ka rënë pak dhe po stabilizohet, dhe se numri që merret në kujdesin intensiv është rritur shumë pak, me 20 raste më shumë se dje brenda 24 orëve.

Rastet e konfirmuara në Francë janë në total 59,105  me 2,116 të shtuara në 24 orët e fudnit. Numri i atyre që janë në spital me koronavirus është 26,246 pacinetë me 1,607 të shtruar në 24 orë dhe në kujdesin intensive janë gjithsej 6,489 njerëz, nga të cilët 60% janë 60-80 vjeç, 35% janë nën 60 vjeç dhe 90 persona janë nën 30 vjeç.