Numri i viktimave nga koronavirusi në Francë është rritur me 231 brenda 24 orëve të fundit duke e çuar totalin në 1,331. Kjo e bën Francën vendin e tretë në botë sa i përket vdekshmërisë ditore të pacientëve me koronavirus.

Sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet, deri tani në vend ka 25.233 të infektuar nga të cilët 2,827 janë në një gjendje të rëndë dhe kërkojnë trajtim intensiv me respiratorë.

Megjithatë ajo që është më shqetësuese është se në Francë deri tani po numërohen vetëm ata që kanë vdekur në spital. Autoritetet thonë se së shpejti do të kenë shifra për vdekjet në shtëpitë e përkujdesjes, gjë që mund të rezultojë në një rritje të madhe të numrit të përgjithshëm të vdekjeve.