Franca, shteti më i goditur nga vapa përvëluese, 1500 të vdekur

10/09/2019 - 08:17

Kjo verë është konsideruar si një ndër më të nxehtat në histori, sidomos për Europën. Shteti më i prekur nga vapa përvëluese ka qenë Franca. Ditët me temperaturat më të larta kanë qenë ato të fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut.

Ministrja e Shëndetësisë, Agnss Buzyn, gjatë një interviste në media ka thënë se në këtë periudhë kur termometri ka shënuar deri në 45 gradë celsius, kanë humbur jetën 1500 persona. Ajo shtoi se krahasuar me vitin e kaluar janë shënuar 1000 vdekje më shumë. Pjesa më e madhe e viktimave i përket moshës së tretë si dhe personave që punonin në ambiente të hapura.

Gjithsesi, ministrja theksoi se janë më pak viktima se vala e të nxehtit që preku Francën në vitin 2003, e cila u mori jetën 15.000 personave.

Kjo valë e nxehtë ka qenë problem edhe për shumë vende të tjera. Në Mbretërinë e Bashkuar, në fund të muajit qershor u regjistruan 614 viktima si pasojë e temperaturave të larta. Edhe në Gjermani u shënua një numër i lartë personash që humbën jetën për shkak të të nxehtit.

Ekspertët thonë se kjo situatë vjen si pasojë e emetimit të gazeve, por shqetësues është fakti se kjo valë të nxehti ekstrem po bëhet e zakontë për stinën e verës dhe Europa nuk është e përgatitur për ta përballuar atë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bashkimi Evropian synon të rrisë presionin ndaj presidentit të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, si përgjigje ndaj shtypjes brutale të

Qeveria amerikane thotë se një ndër universitetet më të njohura në botë, ai i Yale-t, po diskriminon në mënyrë të paligjshme ndaj aplikue

Mijëra pushues mund të kenë anuluar planet e tyre, pas vendimit të ri të Mbretërisë së Bashkuar për vendosje të Francës në listën e vende

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka konfiskuar monedha digjitale, si bitcoin dhe disa tjera në vlerë të miliona dollarëve, të cilat jan

Rajoni spanjoll, Galicia, ka ndaluar pirjen e duhanit në hapësira publike pas shqetësimeve se rrit rrezikun për përhapje të koronavirusit

Belgjika ka përjetuar javën më të nxehtë në historinë e saj meteorologjike, njoftoi raportuesi më i famshëm i motit në këtë vend, David D

Pavarësisht skepticizmit perëndimor, Moska është e vendosur ta hedhë në treg vaksinën anti-COVID “Sputnik V”, të cilën e krijoi e para në

Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur të enjten se rreziku i përhapjes së koronavirusit përmes ushqimit është shumë i ulët, n

Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale ka thënë se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) do t’iu bashkohet hetuesve ndërkombët