Frikë nga virusi vrasës, që është shfaqur në 10 shtete

23/01/2020 - 22:00

Virusi vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Azinë është shumë më ngjitës sesa mendohej më parë dhe dikush që është i infektuar mund ta përhape atë me vetëm një kollë të thjeshtë ose teshtitje, thonë shkencëtarët.

17 persona kanë vdekur për shkak të virusit tashmë dhe janë 600 të infektuar në të paktën 10 vende, ekspertët parashikojnë se numri i vërtetë i rasteve mund të jetë në mijëra dhe ai mund të vrasë sa dy persona në 100 të prekur.

Zbulimi se sa ngjitëse është infeksioni këtë e kanë kuptuar të gjithë dhe lëvizin me masa mbrojtëse.

Një qytet i tretë në Kinë hyri në karantinë, ndërsa zyrtarët luftojnë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës

Festimet e Vitit të Ri në Pekin janë anuluar dhe autoritetet në Ezhou kanë mbyllur stacionet e trenave, dhe Huanggang ka njoftuar se do të pezullojë autobusët publik dhe trenat gjithashtu, duke ndjekur shembullin e Wuhan. Pamjet që dalin nga Wuhan tregojnë skena katastrofike, lagje të tëra janë duke u dezinfektuar. Transporti është bllokuar ndërsa njerëzit po marrin ctë mundin nëpër markete. Tri vende të tjera kanë njoftuar se kanë regjistruar raste të infeksionit – Singapori, Vietnami dhe Arabia Saudite.

Në Singapor, një burrë 66-vjeçar që kishte fluturuar nga Wuhan me familjen e tij të hënën po shërohet në spital. Një 37-vjeçar është gjithashtu në spital nën vëzhgim, por nuk është diagnostikuar.

Në Vietnam, një kinez dhe i biri janë në spital në qytetin Ho Chi Minh pasi fluturuan atje nga Ëuhan dhe u sëmurën.

Dhe Ministri i Shtetit të Indisë për Punë të Jashtme, Vellamvelly Muraleedharan, konfirmoi në Twitter se një infermiere indiane që punon në Arabinë Saudite është diagnostikuar me infeksion.

Kjo do të thotë se sëmundja tani është përhapur në 10 vende, përfshirë SH.B.A., dhe zyrtarët evropianë të shëndetit kanë frikë se virusi mund të mbërijë ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe kombet e tjera tashmë janë në gatishmëri.

Organizata Botërore e Shëndetit po përballet me presion në rritje për të shpallur krizën një emergjencë të shëndetit publik, siç ka bërë për Ebola dhe Zika në të kaluarën. Shefat e shëndetësisë do të takohen përsëri më vonë sot për të dhënë një verdikt përfundimtar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Senati amerikan hodhi poshtë të martën një përpjekje të republikanëve për të ndalur gjyqin e pritshëm ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Koreja e Veriut ka filluar testimin e vaksinën se saj anti-covid, e cila thuhet të jetë rezultat i informacioneve të vjedhura nga prodhue

Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 15.204 raste të reja me Covid-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqin

Më shumë se 18 mijë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në botë nga Covid-19.

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Britaninë e Madhe në fund të vitit 2020, është përhapur në 70 vende të botës,

Shumica dërrmuese e republikanëve të Senatit Amerikan votuan kundër procedimit të gjyqit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë kaloi 100 milionë, në kohën kur vendet po përpiqen të frenojnë variantet e reja të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore italiane kanë raportuar 10,593 raste të reja me koronavirus në vend.

Senati i Shteteve të Bashkuara ka marrë zyrtarisht akuzën e ngritur kundër ish-Presidenti Donald Trump, i vetmi president në historinë e