Fëmijë në Europë janë duke u vaksinuar më shumë se kurrë kundër sëmundjes së fruthit, por duket se progres nuk ka pothuajse fare. 

Kjo tendencë shqetësuese është në nivel global, ndërsa sëmundja e fruthit ka prekur edhe vendet e pasura ku vaksinimi ka qenë në nivele të kënaqshme. Kjo sëmundje ka vrarë më shumë se 72 fëmijë dhe të rritur në Europë vitin e kaluar dhe rreth 136 mijë personave në të gjithë botën.

“Kur shifrat flasin për një rritje prej 50%, është e thjeshtë të kuptohet se po ecim në drejtim të gabuar. Të dhënat tregojnë një rritje të qenësishme të rasteve të fruthit dhe po e shohim këtë në të gjitha rajonet”, thotë Katherin O’Brien.

Vendet kanë kohë deri në prill të raportojnë rastet e fruthit të regjistruara në 2018 në organizatën botërore të shëndetit, por agjencia thotë se të dhënat e deritanishme tregojnë se rreth 229 mijë raste janë raportuar deri më tani, krahasuar me 170 mijë që ishte shifra e 2017.