Një grua amerikane është ndaluar nga forcat e policisë në ishujt Filipine, pasi i gjetën një foshnje të sapolindur në valixhe.

Gruaja udhëtonte e vetme dhe nuk kishte asnjë mjet tjetër identifikimi veç pasaportës, ndërsa dyshimet lindën pasi stafi vuri re se valixhja e saj e tejkalonte peshën e lejuar, ndaj vendosin të kryenin një kontroll rutinë.

Autoritetet deklaruan se ajo po përpiqej të largohej nga vendi së bashku me foshnjën gjashtë ditëshe. Gruaja këmbëngul se është tezja e foshnjës, por çështja i ka kaluar zyrës filipinase për hetime të trafikut njerëzor.