Fundoset trageti, qindra të zhdukurit (FOTO)

16/04/2014 - 09:17

Kore e jugut, 16 prill 2014 - Një traget me më shumë se 480 persona në bord u fundos sot në brigjet jugore të Koresë së Jugut dhe një operacion i madh kërkim-shpëtimi është në proces e sipër.

Zyrtarët thonë se të paktën dy persona janë gjetur të vdekur, nga të cilët njëri anëtar i ekuipazhit. Ndërkohë 290 persona konsiderohen deri tani të zhdukur raportojnë mediet vendase. Pasagjerët që ndodheshin në traget ishin pjesa më e madhe nxënës të një shkolle që po merrnin pjesë në një ekskursion për në ishullin e njohur turistik, Jeju.

Televizioni i Koresë së Jugut ka treguar pamje të tragetit që qëndronte anash mbi ujë, dhe më pas u fundos pothuajse tërësisht nën ujë.

Ministria e Sigurisë dhe Informacionit Publik thotë se 34 varka shpëtimi dhe 18 helikopterë po marrin pjesë në operacionet e kërkim- shpëtimit. Arsyet e fundosjes së tragetit ende nuk janë të qarta. Disa pasagjerë njoftuan se dëgjuan një zhurmë të madhe para fillimit të fundosjes së tragetit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën e sotme do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ukrainë, pasi presidenti i vendit Volodymyr Zelensky kohë më parë shpë

Autoritetet gjermane bëjnë të ditur se është rritur numri i qytetarëve që jetojnë vetëm.

Një konflikt i acaruar ditët e fundit mes partnerëve politikë në Itali rrezikon të çojë në rrëzimin e qeverisë.

Një shpërthim para hyrjes së një ndërtese universitare në Kabul ka shkaktuar vdekjen e 6 studenteve dhe plagosjen e 27 të tjerëve, të cil

Është rritur numri i viktimave në Japoni pas zjarrit të rënë qëllimisht në një studio të animuar në Kioto.

Presidenti Donald Trump tha të enjten se një anije e Marinës amerikane rrëzoi një avion iranian pa pilot në një veprim vetmbrojtës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli emergjencë ndërkombëtare shëndetësore pasi ka shenja shqetësuese për përhapjen e mundsh