Një varkë pasagjerësh u fundos të enjtenl në Liqenin e Kivus në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, në Afrikë. Si pasojë, 13 persona kanë humbur jetën dhe 142 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Në një deklaratë për mediat, Presidenti i Republikës Demokratike të Kongos, Felix Tshisekedi, tha se 37 pasagjerë janë shpëtuar, raporton “Reuters”.

“Do të bëjmë gjithçka për të siguruar se të tilla tragjedi nuk do të ndodhin kurrë më”, tha Tshisekedi.

Në një aksident të ngjashëm në vitin 2010, 138 persona humbën jetën pasi një varkë u përmbys në lumin Congo.