Gafa e zëdhënëses zbulon llogarinë private të Presidentit Trump

23/05/2020 - 15:07

Zëdhënësja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany zbuloi pa dashje numrin e llogarisë bankare private të Presidentit Donald Trump. 32-vjeçarja shfaqi në publik një dokument në të cilin paraqitej llogaria bankare e Presidentit.  

Në vitin 2016, Trump u zotua se do të hiqte dorë nga paga e tij vjetore presidenciale prej 400,000 dollarësh, për shkak të statusit të tij të miliarderit.

Të premten, McEnany zbuloi se presidenti kishte zgjedhur të dhurojë 100,000 dollarë nga fitimet e tij të vitit 2020 për HHS në një përpjekje për të mbështetur përballimin e luftës kundër Covid-19.

Incidenti ka alarmuar Eva Velasquez, presidente dhe shefe ekzekutive e Qendrës së Burimeve të Vjedhjes së Identitetit.

“Nuk është një praktikë e mirë për të shpërndarë atë informacion publikisht“, i tha ajo “The Times” duke iu druar një hakerimi të mundshëm sa kohë janë të dhënat e tij kryesore të llogarisë bankare.

Sidoqoftë, Velasquez thotë se patjetër llogaria e Presidentit Trump duhet të ketë masa shtesë sigurie për shkak të statusit të tij. Megjithatë, kjo nuk i ndaloi përdoruesit e mediave sociale të mos argëtoheshin e talleshin me McEnany dhe Trump.

Nuk dihet vlera e saktë neto e Presidentit, por në mars, Forbes vlerësoi se ai kishte një pasuri prej 3.1 miliardë dollarë, nga 4,1 miliardë dollarë që ata parashikuan për vitin 2015. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta.

Kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi ka vendosur të ndëshkojë të gjithë ata që hedhin në rrugët pajisjet mbrojtëse të përdorura.

Kina kërcënoi të hënën se do të ndërmarrë kundërmasa ndaj Shteteve të Bashkuara nëse ndëshkohet për planet për të vendosur një ligj të ri

Një 27-vjeçar është dënuar me 4 muaj burg në Korenë e Jugut, pasi theu rregullat e karantinës.

Në një ceremoni solemne të hënën, me rastin e Ditës së Përkujtimit, Presidenti Donald Trump zhvilloi homazhe për të nderuar amerikanët e

Numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në 24 orët e fundit në Itali, ku humbën jetën 92 persona, nga të cilët 34 ishin vetëm në

Belgjika nuk do të vendosë më masa të rrepta izolimi edhe në rastin e një vale të dytë të koronavirusit, deklaroi ministri i Brendshëm, P

Një betejë e fortë po luftohet në laboratorët hulumtues të të gjitha vendeve më të përparuara: nga Kina në Shtetet e Bashkuara, Izraeli,

Duke nisur nga korriku, Spanja do të hapë hap dyert për turistët e huaj.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme të vendit, duke i dhënë fund kufizimeve në rajonet ku vendimi ishte