Një vrasëse ish-edukatore kopshti, besohet se ka vrarë të paktën 35 njerëz në një fushatë gjaku e brutaliteti në Rusi.

52 vjecarja Inessa Tarverdieva, vajza e saj Viktoria, 31 vjeçe, Sergei Sinelnik dhe gruaja e tij Anastasia, të dy 33 vjeç, u burgosën me një total prej 76 vitesh në 2018 për një seri terrori.

Por tashmë në një gjyq i ri ka nisur mbi ta  për disa dhjetra vrasje të tjera, të bandës së njohur si ‘Amazona’ e cila terrorizonte rajonin rus të Rostov.

E përditshmja Komsomolskaya Pravda raportonte se rastet e reja kriminale ishin “më shumë se 30 vrasje”, dhjetë grabitje e 60 vjedhje.

Në një prej rasteve ata kishin ndjellë dy policë të rinj duke i futur në një klinikë dentare ku u qëlluan për t’i marrë automatikun Kalashnikov dhe pistoletën Makarov në vitin 2012.

Pistoleta më vonë u përdor për të vrarë një shofer taksie, thanë prokurorët.

Tarverdieva është burgosur tashmë për 10 vrasje, duke përfshirë dhe 12 vjeçaren Lera Klochko të cilën e kishte pagëzuar si kumbarë.

Familja kriminale, duke përfshirë dhe bijën 17 vjeçare Viktoria, ishin në dukje të “mefshtë e normalë” dhe preferonin udhëtime me kamping. Ndërsa natën ata shndërroheshin në vrasës brutalë, sipas deklaratëve të gjyqit.

Në një tjetër episod banda qëlloi ndaj dy policëve duke vrarë një prej tyre në 2013.

Kur u dënua dy vjet më parë për 10 “vrasjet e përgjakshme” Tarverdieva tha: “Dënimi është i drejtë, nuk do të apeloj.”

Në gjyq u tha se ajo kishte kthyer në vrasëse dhe bijën e saj Viktoria.

Më parë banda përfshinte dhe të dashurin e “mbretëreshës së krimit” Roman Podkopaev – një dentist 36 vjeçar që përshkjruhej si “i dobët dhe i bindur ndaj saj”.

Por ai vdiq gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në 2013.

Tarverdieva ka pranuar më parë se krimi i familjes së saj ishte si një “ditë pune” dhe e urrente policinë : “Jam një gangstere nga natyra. Vrasjet ishin një mjet për të fituar para”.