Shkencëtarët kanë zbuluar fosile të atij që mund të jetë anëtari më i vjetër i grupit dinozaur të njohur si titanozaurët, që përfshin kafshët më të mëdha tokësore në historinë e Tokës.

Studiuesit thanë të hënën se fosilet përfaqësojnë një specie dinozauri me emrin Ninjatitan zapatai që jetoi 140 milion vjet më parë gjatë periudhës së Kretaceut, shkruan CNN.

Mbetjet jo të plota të skeletit të dinozaurit u zbuluan në shkretëtirën Patagonian të Argjentinës, në jug të qytetit Neuquen. Studiuesit thanë se Ninjatitan demonstroi se titanozaurët si grup u shfaqën për herë të parë më herët sesa dihej.

Në një gjatësi prej rreth 20 metrash, Ninjatitan ishte një dinozaur i madh, por shumë më i vogël se titanozaurët e mëvonshëm të tillë si Argjentinosauri që arriti një gjatësi prej rreth 35 metrash.  Studiuesit gjithashtu thanë se prania e një titanozauri kaq të hershëm në Patagonia mbështet idenë që titanozurët e kanë origjinën në hemisferën jugore.