Gjenden mbetje plastike në pikën më të thellë të oqeanit

15/05/2019 - 07:42

Një eksplorues amerikan ka gjetur hedhurina plastike në Kanalin Mariana, që paraqet pikën më të thellë të tokës, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas BBC, Victor Vescovo theu rekordin pasi u zhyt në thellësi prej rreth 11 kilometrash në Kanalin Mariana në Oqeanin Paqësor.Vescovo, i cili u zhyt dhe qëndroi për katër orë në thellësinë 10.927 kilometra në saje të mjetit zhytës të prodhuar për t’i bërë ballë presionit të lartë në fund të detit, gjatë vëzhgimeve të tij, krahas gjallesave ujore dhe strukturave të larme shkëmbore, gjeti edhe një qese plastike dhe ambalazhe sheqerkash.

Pas zhytjes rekorde të Vescovo-s, zhytje realizuan edhe anëtarët e tjerë të ekipit.

Gjatë zhytjes u përdorën edhe pajisje robotike për eksplorimin në thellësi.
Ekipi mendon të ketë zbuluar katër lloje të reja të quajtura “amfipodë” të ngjashme me karkalecat në tre pika të ndryshme të oqeanit, duke thënë se ata kanë parë gjallesën e quajtur “krimbi lugë” në thellësi shtatë mijë metra dhe kërmillin rozë në thellësi prej 8.000 metrash.

Gjatë pesë zhytjeve, ekipi ka gjetur edhe struktura të larme shkëmbore që besohet të jenë krijuar nga mikrobet në fund të oqeanit dhe ka mbledhur mostra nga fundi.

Shkencëtarët pritet të analizojnë gjallesat e mbledhura nga ekipi eksplorues për të parë nëse ato përmbajnë mikroplastikë, pasi një studim i fundit ka treguar se prania e plastikës në det paraqet problem madje edhe për gjallesat që jetojnë në fund të detit.

– Kanali Mariana

Kanali Mariana gjendet në perëndim të Oqeanit Paqësor. Thellësia e tij është mes 10.911 dhe 11.030 kilometra. Kanioni nëndetar është i gjatë 2.550 kilometra dhe i gjerë 69 kilometra.

Donald Walsh nga Marina e SHBA-së dhe shkencëtari zviceran Jacques Piccard ishin njerëzit e parë që u zhytën në Kanalin Mariana më 23 janar të vitit 1960.

Ndërkaq, më 26 mars 2012, regjisori i famshëm amerikan James Cameron u bë i pari që zbriti në kanal pas 50 vitesh në thellësi prej 10.908 metrash me nëndetësen njëpersonëshe të quajtur “Deepsea Challenger”.

Hulumtimet në Kanalin Mariana kanë filluar në vitin 2010, kur studiuesit dërguan nëndetëse robotike për të analizuar jetesën në thellësi.

Në vitin 2013, shkencëtarët njoftuan se kanë hasur prani të jetës mikrobike në kanal.

Më herët është supozuar se errësira totale dhe temperaturat e ulëta janë të papërshtatshme për çfarëdo lloj jetese në Mariana, ku shtypja është një mijë herë më e lartë se ajo në sipërfaqen e detit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Atmosferë lufte në Lindjen e Mesme.

Ditën e sotme do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ukrainë, pasi presidenti i vendit Volodymyr Zelensky kohë më parë shpë

Autoritetet gjermane bëjnë të ditur se është rritur numri i qytetarëve që jetojnë vetëm.

Një konflikt i acaruar ditët e fundit mes partnerëve politikë në Itali rrezikon të çojë në rrëzimin e qeverisë.

Një shpërthim para hyrjes së një ndërtese universitare në Kabul ka shkaktuar vdekjen e 6 studenteve dhe plagosjen e 27 të tjerëve, të cil

Është rritur numri i viktimave në Japoni pas zjarrit të rënë qëllimisht në një studio të animuar në Kioto.

Presidenti Donald Trump tha të enjten se një anije e Marinës amerikane rrëzoi një avion iranian pa pilot në një veprim vetmbrojtës.