Këtë të martë janë gjetur pjesë të trupit të pajetë të gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi. Ato u gjetën në kopshtin e Konsullatës së Përgjithshme të sauditëve në Stamboll.

Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga hetuesit turq që po hetojnë çështjen, trupi i tij është prerë në copa dhe është varrosur pjesë-pjesë. Ndërsa fytyra e tij është shpërfytyruar.

Ky njoftim vjen vetëm pak orë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërkoi në një fjalim publik përpara anëtarëve të partisë së tij, që të dinte se ku fshihej trupi dhe se cilët fshiheshin pas vrasjes

“CNN” publikoi më herët pamjet e kamerave të sigurisë, që tregonin se gazetari Khashoggi kishte hyrë në Konsullatë, ndërsa një tjetër person kishte dalë prej andej, me veshje të njëjtë me gazetarin, por me këpucë të ndryshme.