Një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur u gjetën të vrarë në një apartament.

Krimi shokues u zbulua në jugperëndim të Little Rock, Arkansas, SHBA, ku 24-vjeçarja Mariah Cunningham dhe dy fëmijët e saj, Alayah dhe Eliajah, 5 dhe 3 vjeç, u gjetën të pajetë në shtëpinë ku banonin.

Ishte gjyshja e vajzës e cila kishte shkuar në banesë për të kontrolluar, pasi fëmijët nuk kishin shkuar në shkollë, por fatkeqësisht i gjeti të tre pajetë.

Mbeten mister rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Gjatë ditës së mërkurë autoritetet arrestuar babain e dy të miturve, megjithatë arrestimi i tij momentalisht nuk ka lidhje me vrasjet. Sipas mediave lokale, ai është ndaluar pasi nuk ishte paraqitur në gjykatë për një çështje të hapur më parë.