Gjendet një muaj pas rrëmbimit trupi i kongresmenes

04/06/2020 - 19:06

Trupi i një kongresmeneje meksikane të zhdukur është gjetur në një varr të cekët, më shumë se një muaj, pasi ajo u rrëmbye nga burra të armatosur.

Anel Bueno, një ligjvënëse 38-vjeçare, u rrëmbye në 29 prill në Ixtlahuacán, një qytet bregdetar ku tregtia e drogës është në nivele shumë të larta. Presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador u tha gazetarëve të mërkurën se i dyshuari i arrestuar për vrasjen e Bueno, ështe anëtar i partisë së tij.

"Ende nuk i dimë shkaqet,"-  shtoi López Obrador.

Ixtlahuacan ndodhet 30 minuta larg me makinë nga Tecomán, një qytet piktoresk bregdetar, që ka fituar reputacion si komuna më vrastare e Meksikës, për shkak të pozicionit të saj strategjik për kontrabandën e drogës.

Në vitin 2017, shkalla e vrasjeve në Tecomán sipas një raporti, ishte 172.5 vdekjeve për 100,000 banorë, shifër që i ngjan një zone të luftës.

Vitin e kaluar, u gjetën më shumë se 100 varreza klandestine,që përmbajnë kufomat e atyre që kishin guxuar të vidhnin drogë. Colima është një nga pesë provincat në Meksikë, që departamenti i shtetit në Amerikë, i këshillon udhëtarët të mos e vizitojnë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri italian, Giuseppe Conte e gjykoi të mundur që gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe q

Dy ditët e fundit në Itali janë shtuar rastet e reja me koronavirus.

Një gjykatë turke tha të premten se ka anuluar një dekret qeveritar të vitit 1934 përmes së cilit ish-katedralja bizantike e Shën Sofisë

Drejtuesit e kompanisë britanike Telekom dhe Vodafone i kanë bërë një kërkesë Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë së Parlamentit në Mb

Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu të heqë dorë nga çdo projekt për aneksimin e terr

Një vaksinë kundër koronavirusit që po zhvillohet në Rusi po jep rezultate shumë shpresëdhënëse.

Presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Anez ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe është izoluar menjëherë.

Në shumë vende ka shpërthyer një valë e dytë infektimesh me koronavirus, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është regjistruar një

Policia në Seul të Koresë së Jugut ka gjetur trupin e pajetë të kryebashkiakut të qytetit, i cili u zhduk të enjten.

Temperatura mesatare globale pritet të tejkalojë nivelet paraindustriale me 1,5 gradë, në të paktën një nga pesë vitet e ardhshme, sipas