Mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Gjermani.

Mësohet se 231 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e këtij virusi, ndërsa janë regjistruar 3 mijë e 676 raste të reja me COVID-19.

Kujtojmë se Gjermania radhitet e 10-ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara me gjithsej 2 milionë e 151 mijë e 448 raste dhe 53 mijë e 8 viktima.