Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Gjermani, mbi 4700 raste të reja dhe 60 vdekje nga Covid-19

01/03/2021 - 19:03

Më shumë se 70,000 njerëz kanë humbur jetën nga Covid-19 në Gjermani.

Agjencia e vendit për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch njoftoi të hënën për 4,732 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 2,447,068.

Autoritetet raportuan gjithashtu 60 vdekje të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të fataliteteve në 70,105.

Megjithatë shifrat janë gjithnjë më të ulëta në fundjavë, sepse testohen një numër më i vogël njerëzish. Instituti tha se niveli i incidencës shtatë-ditore të Gjermanisë është rritur në 65.8, që përfaqëson numrin e rasteve për 100,000 banorë.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Europës ripërsërit shqetësimet se variantet e reja të koronavirusit mund të përmbysin progresin e shënuar deri më tani.

Kancelarja Merkel ka deklaruar se të gjitha të dhënat sugjerojnë një valë të tretë të pandemisë, e shumë rajone po përgatiten për një tjetër lockdown.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rusia ka njoftuar se ka dëbuar konsullin ukrainas në Shën Peterburg, Oleksandr Sosoniuk, pas ndalimit të diplomatit nën dyshimet se ka te

Ministri i Ambientit në Brazil Ricardo Salles ka thënë se këtij shteti i duhet ndihmë e jashtme në vlerë të 10 miliardë dollarëve në vit,

Një grua nga Miami është akuzuar se ka kërcënuar se do të vrasë zv.Presidenten e SHBA-ve, Kamala Harris.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka kthyer mbrapsht një vendim për refugjatët, disa orë pas nënshkrimit të një urdhri që kufizonte në 15,00

Raul Castro ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Komuniste të Kubës, çka nënkupton se ky shtet nuk do të ketë dikë nga fam

Në 24 orët e fundit, Turqia regjistroi 63.082 raste të reja me koronavirus.

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, tha të premten se autoritetet e burgut e kanë kërcënuar se do ta ushqejnë me forcë, nëse nuk e n

Duke nisur nga 26 prilli, Italia do të nisë të lehtësojë gradualisht masat anti-covid.

29 viktima janë regjistruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Në një kohë kur shumë shtete kanë vendosur që vaksina AstraZeneca të përdoret në grupmosha mbi 60 vjeç, kancelaria Angela Merkel mori doz