Gjermania dëbon dy diplomatë rusë

05/12/2019 - 13:58

Disa muaj pasi një person u qëllua për vdekje në një park në Berlin, Gjermania vendosi të dëbojë dy diplomatë rusë, pasi dyshohet se vrasja u urdhërua nga Rusia ose Republika Çeçene Ruse.

Dëbimet vijnë pak kohë pasi kryeprokurori gjerman vendosi që të marrë në dorë çështjen. Gjermania akuzon Rusinë se nuk ka dhënë asistencën e saj në hetime. Rusia nga ana e saj i ka hedhur poshtë akuzat për përfshirjen e saj dhe thotë se do të kundërpërgjigjet.

Zelimkhan Khangoshvili, një 40-vjeçar, ish-komandant rebel çeçen, u qëllua pas koke në parkun Kleiner Tiergarten, në Gusht. Menjëherë pas ngjarjes një person u arrestua, por mësohet se ai nuk ka dhënë informacione të vlefshme për policinë.

Media gjermane e ka përshkruar sulmin ndaj Khangoshvili me tentativën e vrasjes së ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës ë tij, ngjarje e ndodhur vitin e shkuar në Britani.

Përplasja diplomatike vjen në një kohë të vështirë për këto dy shtete, 5 ditë përpara samitit të rëndësishëm që mbahet në Ukrainë ku pjesë janë liderët e Gjermanisë, Rusisë, Francës dhe Ukrainës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 që preku Kubën dhe Xhamaikën gjatë ditës së sotme ka shkaktuar gropa të hapura në tokë.

Një alarm për rrezik cunami është përhapur në Xhamajka, Kuba dhe ishujt Kajman, pas një tërmeti 7.3 ballë me epiqendër në Karaibe.

Një agjenci iraniane lajmesh pretendon se një drejtues në radhët e CIA-s, i cili orkestroi ekzekutimin e gjeneralit Qassem Suleimani, ësh

Gjyqi për shkarkimin e Presidentit Donald Trump rifilloi të hënën mes njoftimeve për prova të reja që mund të ndryshojnë votën e senatorë

Bota vazhdon të jetë e tronditur nga lajmi i së dielës për aksidentin ajror me helikopter ku humbën jetën legjenda e NBA, Kobe Bryant, va

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të shpalosë sot planin e tij për paqe në Lindjen e Mesme, edhe pse udhëheqësit p

Autoritetet kineze kanë bërë publike edhe imazhet e para të virusit që po merr jetë njerëzish.

Teksa numri i viktimave nga virusi i ri kinez ka shkuar në 106 dhe numri i të infektuarve është rritur me 1300 të tjerë duke e çuar numri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump mësohet t’i ketë ofruar ndihmë Kinës lidhur me përpjekjet për të kontrolluar

Ushtria amerikane i është bashkuar një hetimi për një aeroplan që u rrëzua në lindje të Afganistanit të hënën.