Gjermania do të mbyllë termocentralet me qymyr deri në vitin 2038

17/01/2020 - 07:46

Një vit më parë, këshilli i emëruar nga qeveria gjermane rekomandoi që vendi të ndalojë djegien e qymyrit për të prodhuar energji elektrike deri në vitin 2038, si pjesë e përpjekjeve për luftimin e ndryshimeve klimatike.

Megjithatë, përpjekjet për ta kthyer këtë në politikë kanë shkaktuar ngecje gjatë muajve të fundit. Disa zona, veçanërisht ato më pak të zhviluara në lindje, varen shumë nga minierat e qymyrit.

Zyrtarët e qeverisë federale dhe guvernatorët e provincave të prekura ranë dakord për “një rrugë të mbylljes” së fabrikave me qymyr në një takim që përfundoi në orët e para të mëngjesit, tha qeveria në një deklaratë.

Më tej thuhet se rishikimet e asaj që është bërë do të kryhen në vitin 2026 dhe 2029 për të përcaktuar nëse Gjermania mund të dilte nga prodhimi i energjisë elektrike me qymyr në vitin 2035, tre vjet para afatit.

Gjermania merr më shumë se një të tretën e energjisë elektrike nga djegia e qymyrit, duke gjeneruar sasi të mëdha të gazrave serrë që kontribuojnë në ngrohjen globale.

Qeveria ka miratuar tashmë një plan për të shpenzuar deri në 40 miliardë euro deri në vitin 2038 për të zbutur ndikimin e braktisjes së karburantit fosil në minierat e qymyrit. Këto para duhet të fillojnë të përdoren pasi Bundestagu të miratojë një ligj që përcakton datat dhe kushtet për ndalimin e djegies së qymyrit në Gjermani.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Britania e Madhe ka shtuar masat për tu mbrojtur nga virusi vdekjeprurës, koronavirus.

Ka shkuar në shtatë numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.

Koreja e Jugut dhe Irani janë dy qendrat e reja të përhapjes së koronavirusit pas Kinës në kontinentin aziatik.

Kryeministri italian Giussepe Conte, në Frontiere su Raiuno, shpjegon se një nga arsyet e shpërthimit të virusit është edhe keqmenaxhimi

“Konfirmoj se nuk ka vatra të reja”, deklaroi sot kreu i Departamentit të Mbrojtjes civile dhe komisioneri i Emergjencës për Koronavirusi

Në videon e mëposhtme duket momenti kur tërmeti me magnitudë 4.4 godet jugun e Italisë.

Një makinë përfundoi mes turmë në një procesion të karnavaleve në Volkmarsen në Hesse, Gjermani, duke shkaktuar mbi 30 të plagosur, përfs

Duke marrë shkas nga përhapja e koronavirusit jashtë territoreve të Kinës, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus,

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka tronditur jugun e Italisë, para pak minutash.