Gjermania kritikon planin e Netanyahut për aneksimin e territoreve të pushtuara

12/09/2019 - 07:38

Gjermania kritikoi premtimin kontrovers të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të aneksuar pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor të pushtuar.

“I bëjmë thirrje qeverisë izraelite të përmbahet nga veprimet që mund të pengojnë zgjidhjen dyshtetërore”, tha zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert, në një dalje për media në Berlin.

Ai nënvizoi se qëndrimi i gjatë i qeverisë gjermane kundër vendbanimeve ilegale në territoret e pushtuara palestineze mbetet i pandryshuar.

Ndërkaq, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane, Maria Adebahr, vuri në dukje se komentet e Netanyahut u bënë gjatë një mitingu zgjedhor, duke theksuar gjithashtu se aneksi i mundshëm i pjesëve të Bregut Perëndimor do të ishte një “shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare”.

Të martën, Benjamin Netanyahu u zotua se nëse i fiton zgjedhjet e përgjithshme të parapara më 17 shtator, ai do të aneksojë pjesë të territoreve të pushtuara në Bregun Perëndimor – përfshirë veriun e Detit të Vdekur dhe Luginën e Jordanit.

Qeveria e Merkelit ka qenë mbështetëse e fortë e Izraelit, ndërsa kancelarja gjermane ka theksuar në mënyrë të përsëritur përgjegjësinë e veçantë të Gjermanisë për sigurinë e Izraelit, për shkak të genocidit nazist të hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore.

E drejta ndërkombëtare e konsideron Bregun Perëndimor, së bashku me Kudsin Lindor, si “territore të pushtuara” dhe i cilëson të gjitha aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve kolone hebreje si të paligjshme.//AA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas stuhive "Ciara" dhe "Dennis", që përfshinë Evropën dhe veçanërisht Britaninë e madhe, javët e shkuara, dy stuhi të reja, "Ellen" dhe

Autoritetet shëndetësore në Kinë njoftuan sot se numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në mbi 70 mijë, ndërsa numri i të vdekur

Stuhia "Dennis", një nga ciklonet më të mëdhenj ekstratropikal që janë parë ndonjëherë, po kalon ishujt Britanikë duke fituar fuqi me erë

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë i shkallës Rihter ka goditur disa minuta më parë Turqinë dhe Iranin.

Policia e Kosta-Rikës ka sekuestruar një sasi rekord prej 5 tonë kokainë, që është edhe sasia më e madhe në historinë e vendit. 5,048 pak

Kina ka njoftuar rënie të rasteve të reja të personave të diagnostikuar me koronavirus për të tretën ditë radhazi.

Zona të shumta në Britaninë e Madhe janë në alarm për shkak të reshjeve të shiut dhe në Uellsin jugor është lëshuar madje edhe një parala

Mëngjesin e sotëm, një sulm me raketa ndodhi pranë ambasadës amerikane në Bagdad, kryeqytetin e Irakut.

Deri më tani janë regjistruar 1669 viktima nga koronavirusi në mbarë botën.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban vepron vazhdimisht jashtë konsensusit demokratik-humanist.