Gjermania në prag të recesionit

23/08/2019 - 21:58

Qeveria gjermane pret që ekonomia më e madhe e Evropës të kalojë në recesion në tremujorin e tretë, raportoi të premten revista Der Spiegel. Prodhimi gjerman ra me 0.1% në periudhën prill-qershor, për shkak të rënies së eksporteve.

Qeveria gjermane ende nuk parashikon një krizë të rëndë ekonomike – me kusht që konfliktet botërore të tregtisë të mos përshkallëzohen, dhe nëse Britania e Madhe nuk e lë Bashkimin Evropian pa marrëveshje, thuhet në raport.

“Prandaj ne nuk shohim asnjë arsye për masa afatshkurtra për të stabilizuar ekonominë”, thuhet në dokument, sipas Der Spiegel. Një zëdhënës i qeverisë nuk pranoi të komentojë raportin. Më parë, një zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë tha se Gjermania nuk ishte në recesion.

Ditë më parë, tregjet e aksioneve në Evropë pësuan rënie, të nxitura nga frika e investitorëve për një recesion botëror. Rënia e shitjes në nivel botëror erdhi mes shqetësimeve për luftën tregtare të SHBA-së dhe Kinës dhe ekonominë botërore në përgjithësi.

Lëvizjet në tregjet botërore u interpretuan si një shenjë paralajmëruese për një recesion të mundshëm në ekonomitë e mëdha. Historikisht, lëvizjet e tilla kanë qenë një tregues i besueshëm i recesioneve të mundshme. /Rel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas stuhive "Ciara" dhe "Dennis", që përfshinë Evropën dhe veçanërisht Britaninë e madhe, javët e shkuara, dy stuhi të reja, "Ellen" dhe

Autoritetet shëndetësore në Kinë njoftuan sot se numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në mbi 70 mijë, ndërsa numri i të vdekur

Stuhia "Dennis", një nga ciklonet më të mëdhenj ekstratropikal që janë parë ndonjëherë, po kalon ishujt Britanikë duke fituar fuqi me erë

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë i shkallës Rihter ka goditur disa minuta më parë Turqinë dhe Iranin.

Policia e Kosta-Rikës ka sekuestruar një sasi rekord prej 5 tonë kokainë, që është edhe sasia më e madhe në historinë e vendit. 5,048 pak

Kina ka njoftuar rënie të rasteve të reja të personave të diagnostikuar me koronavirus për të tretën ditë radhazi.

Zona të shumta në Britaninë e Madhe janë në alarm për shkak të reshjeve të shiut dhe në Uellsin jugor është lëshuar madje edhe një parala

Mëngjesin e sotëm, një sulm me raketa ndodhi pranë ambasadës amerikane në Bagdad, kryeqytetin e Irakut.

Deri më tani janë regjistruar 1669 viktima nga koronavirusi në mbarë botën.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban vepron vazhdimisht jashtë konsensusit demokratik-humanist.