Gjermania planifikon rihapjen e kufijve me 31 vende

26/05/2020 - 13:55

Qeveria e Gjermanisë planifikon të heqë ndalesën e udhëtimit për turistët e 31 vendeve evropiane, nisur nga data 15 qershor.

Gjermania, sikur edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe më gjerë, ka mbyllur kufijtë në mes të Marsit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Sipas një propozimi të parë nga agjencia e lajmeve DPA, Gjermania planifikon t’i rihapë kufijtë me të gjitha vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe dhe me katër anëtarët e zonës së lëvizjes së lirë Schengen: Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtejnin.

Plani pritet të dërgohet të mërkurën për miratim në kabinetin e Kancelares gjermane Angela Merkel.

Gjermania ka thënë se ka vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit.

Ajo ka konfirmuar mbi 180,000 raste të të infektuarve dhe rreth 8,300 viktima.

Numri relativisht i ulët i viktimave në krahasim me vendet e tjera evropiane i është atribuar testimit masiv. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri italian, Giuseppe Conte e gjykoi të mundur që gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe q

Dy ditët e fundit në Itali janë shtuar rastet e reja me koronavirus.

Një gjykatë turke tha të premten se ka anuluar një dekret qeveritar të vitit 1934 përmes së cilit ish-katedralja bizantike e Shën Sofisë

Drejtuesit e kompanisë britanike Telekom dhe Vodafone i kanë bërë një kërkesë Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë së Parlamentit në Mb

Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu të heqë dorë nga çdo projekt për aneksimin e terr

Një vaksinë kundër koronavirusit që po zhvillohet në Rusi po jep rezultate shumë shpresëdhënëse.

Presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Anez ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe është izoluar menjëherë.

Në shumë vende ka shpërthyer një valë e dytë infektimesh me koronavirus, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është regjistruar një

Policia në Seul të Koresë së Jugut ka gjetur trupin e pajetë të kryebashkiakut të qytetit, i cili u zhduk të enjten.

Temperatura mesatare globale pritet të tejkalojë nivelet paraindustriale me 1,5 gradë, në të paktën një nga pesë vitet e ardhshme, sipas