Gjermania vendos të përdorë AstraZeneca për të gjithë të rriturit

07/05/2021 - 13:36

Edhe pse Gjermania filloi me vonesë fushatën e vaksinimit për shkak të mungesave fillestare të furnizimit me vaksina, së fundmi ministria e Shëndetësisë në Gjermani ka miratuar përdorimin e AstraZeneca tek të gjithë të rriturit dhe po synon gjithashtu vaksinimin e adoleshentëve nga mosha 12 deri në 18 vjeç deri në fund të gushtit.

Sipas njoftimit të ministrisë hendeku aktual 12-javor midis dozave të para dhe të dyta të AstraZeneca mund të shkurtohet.

“Këto masa shërbejnë për të përshpejtuar më tej fushatën tonë të vaksinimit," tha Spahn, Ministëri i Shëndetësisë në Gjermani.

Spahn gjithashtu tha se Gjermania synonte të vaksinonte grupmoshat midis 12-18 vjeç, pasi rregullatorët europianë të miratojnë BioNTech-Pfizer. Deri më tani, 30.6 përqind e popullsisë gjermane prej rreth 83 milion ka marrë dozën e parë të një vaksine dhe 8.6 përqind janë plotësisht të vaksinuar.

Gjermania do të lehtësojë kufizimet këtë fundjavë për njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar ose që janë shëruar nga COVID-19.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë Ukrainën të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse, duke njoftuar një paketë sigurie prej 150 milionë dollarës

Vaksina AstraZeneca nuk do të përdoret më për persona nën 60 vjeç në Itali.

Një sulm me armë ka ndodhur në Austin të Teksasit mëngjesin e së shtunës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose k

Partia nacionaliste në pushtet në Hungari ka paraqitur një ligj për të ndaluar tekstet me përmbajtje që promovojnë homoseksualitetin dhe

Darnella Frazier, një adoleshente nga Minesota, videoja e të cilës shpërfaq vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd nga një zyrtar pol

Rreth 33,000 fëmijë tejet të kequshqyer në rajonin Tigray të Etiopisë janë në rrezik të lartë të vdekjes, ka thënë Agjencia për Fëmijë e

Udhëheqësit demokratë të Senatit kërkuan që ish-Prokurorët e Përgjithshëm Bill Barr dhe Jeff Session, të cilët kanë shërbyer gjatë admini

Më shumë se 90 për qind e rasteve me koronavirus në Britaninë e Madhe janë të variantit, Delta, i identifikuar fillimisht në Indi.

Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar ditën e sotme një fabrikë të re përpunimi në Francë, ku do të prodhohet vaksina e Modernas për k