Gjurmë të Covid-19 që në shtator të 2019-s, Kina: Pandemia shpërtheu në Itali

21/11/2020 - 16:37

Kina po hedh dyshime se Covid-19 ka shpërthyer për herë të parë në Itali. Zyrtarë në Pekin po përdorin një studim, i cili tregon se virusi është hasur për herë të parë në fillim të shtatorit të vitit 2019, tre muaj para se të konfirmohej shpërthimi i tij në qytetin kinez të Wuhanit.

Vendi aziatik ka hedhur më parë dyshime edhe mbi Spanjën, si vend origjine i pandemisë, apo edhe ushtrinë amerikane, duke pretenduar se ishte ajo që e solli virusin në Wuhan në tetor të vitit të kaluar gjatë Lojërave Botërore Ushtarake.

Mediat shtetërore kineze po e shtyjnë fuqimisht idenë se studimi i ri nga Instituti Kombëtar i Kancerit provon se përhapja nisi në Itali dhe jo në Kinë.

“Kjo tregon edhe një herë se gjurmimi i burimit të virusit është një çështje komplekse shkencore që duhet t’u lihet në dorë shkencëtarëve. Është një proces në zhvillim që mund të përfshijë shumë vende”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pranuar se është e mundur që virusi mund të ketë “qarkulluar në heshtje diku tjetër” para se të zbulohej në Wuhan. Sidoqoftë, shumë shkencëtarë janë skeptikë ndaj pretendimeve se virusi e ka origjinën në Itali.

“Ne e dimë që Kina vonoi njoftimin e shpërthimit të pandemise. Kështu që nuk ka asnjë kuptim. Kina ka lidhje shumë të forta tregtare me Italinë e Veriut”, tha Giovanni Apolone i Institutit Kombëtar të Kancerit në Milano, duke hedhur poshtë pretendimet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Thuajse tre milionë njerëz vulnerabël, përfshirë të sëmurë dhe të moshuar në Angli, do të marrin pilula vitamine D falas në kuadër të për

Moti i keq në Sardenjë duket se nuk po njeh përmirësim dhe së fundmi ka shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje në qendrat e banuara.

Në 24 orët e fundit në Itali, kanë rezultuar pozitivë 26.323 persona.

Europa numëron tashmë më shumë se 400 mijë viktima si pasojë e koronavirusit.

Ndërsa një varg vaksinash antiCovid janë pranë miratimit, stafi në aeroportin e Frankfurtit ka filluar të marrë masat për menaxhimin e nj

Një Gjykatë federale e Apelit ka refuzuar kërkesën e fushatës së presidentit Donald Trump, që kërkonte që presidenti i zgjedhur, Joe Bide

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka deklaruar të enjten në mbrëmje se ai nuk do të vaksinohet kundër koronavirusit, duke shprehur skep

Rreth 60 apo 70 për qind e popullatës duhet të jetë e imunizuar ndaj koronavirusit të ri, në mënyrë që të ulen infektimet, thotë Organiza

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 28 352 raste të reja koronavirus.

Shkencëtari i armëve bërthamor i Iranit, Mohsen Fakhrizadeh është vrarë pranë kryeqytetit Teheran.