Gjykata në Strasburg dënon Rusinë për rastet e dhunës në familje

10/07/2019 - 07:45

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) ka urdhëruar shtetin rus që të paguaj kompensim financiar, për një viktimë të dhunës në familje, që u largua nga vendi, pasi policia ka dështuar të ndërmarrë veprime kundër një ish-të dashuri, i cili e kishte kërcënuar.
Vendimi i gjykatës tha se autoritetet ruse kanë shkelur të drejtat e Valeria Volodina, sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila e ndalon torturën dhe “trajtimin çnjerëzor ose degradues” si dhe diskriminimin. Gjykata Evropiane, vendosi se Rusia duhet të paguajë atë me 20.000 euro si kompensim dhe 5.875 euro për të mbuluar shpenzimet e saj gjyqësore.
Volodina, një ish-banore e Rusisë, ka paraqitur ankesën e saj në Gjykatë në qershor të vitit 2017. Në ankesën e saj, ajo tha se ish i dashuri i saj, e ka rrahur rëndë disa herë, e ka kërcënuar se do ta vriste, dhe e ka rrëmbyer atë. Volodina gjithashtu tha se policia në Ulyanovsk, ka injoruar thirrjet e shumta që ajo i kishte bërë për të hetuar, se si ishte duke u trajtuar nga ish i dashuri i saj.

Në fillim të vitit 2018, autoritetet në Ulyanovsk ranë dakord për të akuzuar një person për shkelje të privatësisë së Valeria Volodina, pasi ai publikoi fotografi intime të saj. Por hetimet kurrë nuk përfunduan në Gjykatë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një konflikt i acaruar ditët e fundit mes partnerëve politikë në Itali rrezikon të çojë në rrëzimin e qeverisë.

Një shpërthim para hyrjes së një ndërtese universitare në Kabul ka shkaktuar vdekjen e 6 studenteve dhe plagosjen e 27 të tjerëve, të cil

Është rritur numri i viktimave në Japoni pas zjarrit të rënë qëllimisht në një studio të animuar në Kioto.

Presidenti Donald Trump tha të enjten se një anije e Marinës amerikane rrëzoi një avion iranian pa pilot në një veprim vetmbrojtës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli emergjencë ndërkombëtare shëndetësore pasi ka shenja shqetësuese për përhapjen e mundsh

Të paktën 24 persona humbën jetën dhe mbi 30 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një zjarrvënieje të qëllimshme në një studio kinemato