Shkolla të mbyllura, rrugë të bllokuara dhe ndërprerje të energjisë.

Stuhia ”Gloria” vazhdon ta godasë edhe sot Spanjën, ku ajo ka shkaktuar vdekjen e tre personave që prej të dielës dhe ka prekur gjithashtu dhe jugun e Francës.

Verilindja e Spanjës u vendos në gjendje alarmi për shkak të kësaj stuhie, që ka shkaktuar reshje të dendura dëbore, erëra të fuqishme që kanë arritur deri në 100 kilometra në orë.

“Në provincën e Gerones në Katalonjë, 220 000 shtëpi mbetën pa energji elektrike për disa orë”, sipas shërbimeve të urgjencës.