“Jelekëverdhët” mbushën sërish rrugët e Parisit duke marshuar para Harkut të Triumfit, monumenti në hyrje të Shamps Elizesë e më pas vijuan përpara ndërtesës së Asamblesë Kombëtare, ku policia përdori gazin lotsjellës pasi ata vandalizuan muret përreth ndërtesës.

E në mesin e gazit lotsjellës dhe goditjeve me shkopinj gome, një protestues raportohet të ketë humbur dorën në rrethana të tmerrshme. Shkaku i lëndimit nuk është konfirmuar ende, por dëshmitarët thonë se ai kishte kapur një granatë gazi lotsjellës që i shpërtheu në dorë.

Policia tha se personi i lënduar po trajtohet në spital.

Protestuesit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Emmanuel Macron si edhe lejimin e referendumeve qytetare.