Gruaja e ish-shefit të Interpol kërkon azil politik

18/01/2019 - 19:16

Grace Meng, bashkëshortja e ish-Presidentit të Interpol, ka kërkuar azil politik në Francë për dy fëmijët e saj dhe veten. Ajo së bashku me fëmijët jetojnë në Lyon, aty ku ndodhet selia e agjencisë ndërkombëtare të policisë. Grace dhe fëmijët janë aktualisht nën mbrojtje policore pasi kanë marrë kërcënime.

Kam frikë se do të më rrëmbejnë. Kam marrë telefonata të çuditshme, madje makina ime u dëmtua nga dy kinezë që më ndoqën deri në hotel”, tha ajo për mediat franceze. Në intervistat që ka dhënë, Grace Meng ka refuzuar që të tregojë fytyrën pasi frikësohet për sigurinë e saj.

Bashkëshorti i Grace, shefi i Interpol, Meng Hongwei u zhduk gjatë një vizite në Kinë në muajin Shtator 2018 dhe dyshohet se mbahet aty nga autoritetet kineze. Këto të fundit, në Tetor deklaruan se Meng po hetohet për ryshfet. Që nga zhdukja e tij, nuk ka pasur informacione të tjera. Detyra e 65-vjeçarit si President i Interpol ishte kryesisht ceremoniale. Ai gjithashtu ishte një nga 6 zv/ministrat e Sigurisë Publike në Kinë dhe ka 40 vjet përvojë në sistemin e drejtësisë penale të Kinës. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kandidatura e përzgjedhur nga presidenti Donald Trump për ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Heat

Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten ligjin për sigurinë kombëtare, duke shmangur mbylljen e qeverisë, por shpalli gjendjen në ku

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka ftuar për takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara në Karakas pasi bëri të ditur s

Facebook rrezikon një gjobë prej miliarda dollarësh pas skandalit me agjencinë e konsulencës politike britanike, Cambridge Analytica.

Donald Trump shpalli “gjendjen e jashtëzakonshme” në kufi, gjë që do t’i lejojë atij përdorimin e fondeve të emergjencës për ndërtimin e

Fëmijë në Europë janë duke u vaksinuar më shumë se kurrë kundër sëmundjes së fruthit, por duket se progres nuk ka pothuajse fare. 

FBI-ja ka shpërndarë vizatime të disa femrave të vrara në periudhën 1970-2005, me shpresën për t’i identifikuar.

Presidenti i SHBA, Donald Trump do të nënshkruajë një projekt-ligj mbi sigurinë kufitare, duke shmangur mbylljen e qeverisë të premten, p

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, beson se kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duhet të vazhdojë të luajë rol drejtues në Evr

Reshjet masive të dëborës paralizuan sot pjesën lindore të Kanadasë, duke detyruar mbylljen e dhjetëra institucioneve arsimore dhe anulim