Bashkëshortja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau njoftoi se është shëruar nga COVID-19, e cila shkaktohet nga koronavirusi.

“Ndihem shumë më mirë”, shkruan në rrjete sociale Sophie Gregoire Trudeau, ndërsa bën me dije se ka marrë lajmin e shërimit nga mjeku i saj dhe zyrtarët e shëndetit publikë të Otavës.

Zyra e Kryeministrit njoftoi më 12 mars se ajo ishte prekur me koronavirus pasi kishte filluar të mos ndihej mirë, pas kthimit nga një udhëtim në Londër.

Kryeministri i Kanadasë dhe familja e tij kanë qëndruar në izolim prej asaj kohe. Kanadaja deri më tani ka regjistruar mbi 5600 persona të infektuar dhe 60 viktima, sipas faqes “Worldometers”.