Guvernatori i Kalifornisë urdhëron banorët të qëndrojnë në shtëpi

20/03/2020 - 18:46

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom urdhëroi të enjten 40 milionë banorët e shtetit perëndimor, më i populluari në Shtetet e Bashkuara, të qëndrojnë në shtëpi, si pjesë e luftës kundër sëmundjes. Zoti Newsom e lëshoi urdhrin pasi 19 veta kanë vdekur dhe 958 kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit në Kaliforni.

Guvernatori Newsom tha të enjten në mbrëmje se kufizimet në nivel shteti për çdo lëvizje jo të domosdoshme, janë të nevojshme për të vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit që kërcënon të mbingarkojë sistemin shëndetësor të shtetit. Ai foli për banorët e Kalifornisë.

"Ata do të ngrihen në lartësinë e duhur, ashtu siç kanë bërë javët e fundit, për të mbrojtur veten e tyre, familjet e tyre dhe më gjerë komunitetet e tyre në shtetin tone të mrekullueshëm, si edhe botën ku jetojmë”, tha guvernatori Newsom.

Më herët ai kishte bërë parashikimin shqetësues se 56% e popullsisë së Kalifornisë mund të preken nga virusi gjatë tetë javëve të ardhshme.

Vendimi për urdhëruar qëndrimin brenda, pasoi një tjetër urdhër për Los Anxhelesin, sipas të cilit mbylleshin të gjitha qendrat tregëtare, dyqanet jo të domosdoshme dhe sheshet e lojrave.

“Njerëzit vazhdojnë të plotësojnë shërbimet jetike, vazhdojnë të shkojnë të blejnë ushqime, të ecin me qentë e tyre. Megjithatë ata mbajnë distancën kur janë në rrugë. Ata janë në gjendje të marrin ilaçet. Urdhri e parashikon kryerjen e funksioneve të domosdoshme”, tha ai.

Guvernatori Newsom i kërkoi Kongresit të enjten 1 miliardë dollarë në fonde federale për të mbuluar kostot e pritshme, shkaktuar nga sëmundja.

Të mërkurën, zoti Newsom i kishte shkruar presidentit Donald Trump për t’i kërkuar që një anije spitalore e marinës të dislokohet në një port të Los Anxhelesit për pacientët nga Kalifornia, numri i të cilëve pritet të rritet.

Në Shtetet e Bashkuara, numri i rasteve me koronavirus ka arritur në 14,250 dhe 205 vetë kanë vdekur prej tij. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

BBC shkruan se në SHBA është regjistruar vdekja e parë e një foshnjeje që ishte pozitiv me koronavirus.

Bashkëshortja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau njoftoi se është shëruar nga COVID-19, e cila shkaktohet nga koronavirusi.

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se është shtyrë konferenca për rishikimin e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve bërthamore, për shkak të

Kryeministri francez, Edouard Philippe paralajmëroi sot se 15 ditët e para të prillit do të jenë edhe më të vështira se 15 ditët e fundit

Princesha spanjolle Maria Teresa, anëtare e familjes mbretërore Bourbon- Parma ka ndërruar jetë sot nga koronavirusi në moshën 86- vjeçar

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar një numër më i ulët i vdekjeve nga koronavir

Wuhan-i është kryeqytet i provincës Hubei dhe vendi ku dyshohet se lindi koronavirusi i ri, COVID-19.

Nëse shkalla e rritjes së rasteve vazhdon në nivelet aktuale, zona metropolitane e Nju Jorkut do të pësojë një katastrofë më të keqe se W

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe u rrit me 260 persona në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën në 1.019 të vdekur.