Autoritetet turke urdhëruan arrestimin e 61 ushtarëve të forcave të marinës dhe të forcave tokësore, përfshirë zyrtarët e lartë, për lidhje të dyshuara me Gulen.

18 të ndaluarit ishin me detyrë aktive ndërsa midis të arrestuarve përfshihen 13 majorë, 12 komandantë nga forcat tokësore dhe 24 togerë të parë të marinës.

Në një operacion të ndarë, policia e Stambollit tha se arrestuan 21 njerëz të cilët po përdorin një aplikacion të koduar të mesazheve të përdorur nga rrjeti i Fethullah Gulen. Shumica e të ndaluarve ishin mësues nga institucionet publike.