Hetime mbi vetëvrasjen e Jeffrey Epstein në SHBA

13/08/2019 - 07:56

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA William Barr premtoi të hënën një hetim të plotë mbi atë që duket të jetë vetëvrasje e Jeffrey Epstein, një financier që ishte në pritje të gjykimit nën akuzat e trafikimit për seks.

Ky rast ishte i rëndësishëm për viktimat që patën guximin të dilnin hapur dhe të meritonin mundësinë për t’u përballur me të akuzuarin në sallën e gjyqit. Unë u skandalizova dhe në fakt i gjithë departamenti u zemërua kur mësoi për masat e pamjaftueshme në objektin e paraburgimit ku i burgosuri nuk u sigurua si duhet. Tani jemi duke mësuar për parregullsi serioze në këtë strukturë, të cilat janë thellësisht shqetësuese dhe kërkojnë një hetim të plotë”, tha zoti Barr të hënën në Nju Orleans.

Ai tha se çështja e trafikut për seks nuk merr fund me Epstein-in. Ai tha se hetimi do të vazhdojë të ndjekë këdo që mund të ketë bashkëpunuar me Epsteinin.

Jeffrey Epstein u gjet i vdekur të shtunën në qelinë e tij në një qendër paraburgimi të Nju Jorkut. Ai u arrestua më 6 korrik dhe u akuzua për trafik seksual vajzash të mitura. Epstein tha se ishte i pafajshëm.

Më vonë, po në korrik, ai u gjet pa ndjenja në dyshemenë e qelisë. Ai i mbijetoi këtij incidenti për të cilin zyrtarët thanë se po e hetonin si tentativë për vetëvrasje apo sulm të mundshëm.

Ekzaminuesi mjekësor i Nju Jorkut bëri një autopsi të dielën, por tha se shkaku i vdekjes së Epsteinit është “në pritje të informacionit të mëtejshëm”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bisedimet për ndryshimet klimatike në Kombet e Bashkuara që po mbahen në Madrid, janë bllokuar të shtunën pa arritjen e ndonjë marrëveshj

Australia mund të përballet me ditë shumë të nxehta gjatë javës së ardhshme, kanë paralajmëruar parashikuesit e motit.

Disa vende të Europës, nga Irlanda e Franca deri në Itali e Greqi, prej orësh po përballen me masa ciklonare që kanë lënë deri tani edhe

Parlamenti i sapozgjedhur britanik do të mblidhet të martën.

Kushtet atmosferike shkaktuan mbylljen e shkollave ne Romë e Napoli.

Pas fitores bindëse në zgjedhjet e parakohshme të së enjtes, Boris Johnson mori nga mbretëresha mandatin për formimin e qeverisë.

Policia gjermane tha se ka gjetur bombola gazi dhe municione të vjetra lufte në një apartament, ku të premten ndodhi një shpërthim, që la

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin, Zalmay Khalilzad ka thënë se bisedimet për paqe me talibanët do të pezullohen përkoh

Ajo që po ndodh në oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë, është një mister i vërtetë.

Aksionet e “Saudi Aramco” janë rritur më së larti të enjten, duke e kthyer prodhuesin shtetëror masiv të naftës në kompaninë e parë në bo