Hetimi ndaj presidentit Trump, amerikanët janë të ndarë

16/11/2019 - 18:30

Miliona amerikanë po ndjekin seancat dëgjimore në Kongresin amerikan lidhur me procesin për shkarkimin e Presidentit Donald Trump. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Mike O’Sullivan njofton nga qyteti Los Angeles në Kaliforni se disa votues e mbështesin procesin ndërsa të tjerët pajtohen me zotin Trump se është i motivuar politikisht.

Ndër çështjet e diskutuara të mërkurën dhe të premten ishte edhe ajo nëse zoti Trump e kushtëzoi ndihmën ushtarake për Ukrainën me rihapjen e hetimeve për veprimtarinë e biznesit të djalit të kundërshtarit të tij politik, demokratit Joe Biden. Presidenti i ka quajtur hetimet ndaj tij një gjueti shtrigash. “Askush nuk ka parë diçka të tillë. Në historinë e vendit tonë nuk ka ndodhur një turp si ky që po vazhdon tani.”

Një banor nga qyteti Siatëll pajtohet me presidentin. “Është qesharake dhe e dëmton vendin. Bën që njerëzit të mos besojnë në media dhe tek politikanët.” Një kritik i presidentit, Kent Braithëaite, thotë se seancat janë të nevojshme. Ai erdhi nga Kalifornia në Uashington për të parë nga afër procesin. “Duhet të tregojmë mbështetje për vlerat demokratike dhe vlerat amerikane.”

Studentët e Universitetit të Kalifornisë së Jugut ndoqën në televizion seancat dëgjimore. Catherine Orihuela është një prej tyre. “Si votuese e re po përpiqem të jem më e informuar se si funksionon procesi elektoral, dhe kryesisht se si procesi i shkarkimit do të ndikojë tek zgjedhjet e vitit të ardhëshëm.”

Të tjerët, si studenti John Ricker, e shohin si një dramë politike.

“Më pëlqen një seancë e mirë gjyqësore, është kënaqësi ta ndjekësh.” Për të tjerët, një shans për të ndarë faktin nga emocioni. “Po përpiqen të përqëndrohem tek provat që ofrohen dhe dëshmitë, larg këndvështrimit emocional”, thotë studentja Alexia Nutting.

Gjysma e amerikanëve e mbështesin procesin. Më shumë se 40 përqind janë kundër. Për çiftin Regina dhe Jay Rice, ky është procesi i tretë për shkarkimin e një presidenti. “Jemi që nga koha e Watergate”, thotë Regina. “Nuk erdhëm për Niksonin dhe as për Klintonin por vendosëm që ta ndjekim këtë. Ndoshta mund të mos futemi në seancë por do ta provojmë”, thotë Jay.

Shkarkimi kërkon që Dhoma e Përfaqësuesve të miratojë nenet për heqjen nga detyra të presidentit dhe Senati ta shpallë atë fajtor, që nuk ka gjasa të ndodhë duke patur parasysh shumicën republikane në Senat. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Gjermani policia ka ende një reputacion relativisht të mirë, por Këshilli i Evropës shprehet për racizëm të përhapur dhe institucional

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha dje se vendimi i vendit të tij për statusin e Ajasofjas ka të bëjë me të dr

“Mendoj se kam bërë një gabim. Mendoja se ishte një shaka, por nuk qenka kështu”.

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev i ka kërkuar qeverisë aktuale dhe prokurorit të përgjithshëm që të dorëhiqen.

Virusi është ende mes nesh, të mos ulim vigjilencën, thotë ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

"Nëse do të kisha folur për këtë në Kinë, ata do të më kishin burgosur ose ndoshta më keq.", tha Dr Li-Meng Yan, e cila u arrati

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se pandemia e koronavirusit mund të mposhtet vetëm përmes bashkëpunimit global dhe theksoi pje

Vijon trendi në ulje i numrit të viktimave dhe rasteve të reja në Itali si pasojë e virusit Covid-19.

Shifrat e koronaviruit në botë vijojnë të rriten me ritme në larta sidomos në SHBA dhe në Amrikën Latine.

Ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të rifilluar dialogun për normaliz