Historia e këtyre dy prindërve nga Australia është tepër e dhimbshme. Ata humbën të tre fëmijët e vegjël në aksidentin tragjik të Malaysian Airlines në vitin 2014-të. 5 vjet nga kjo ngjarje tragjike, ata kanë folur për herë të parë për ferrin e jetuar që prej asaj dite.

Oris 8, Evie 10 dhe Mo Maslin, 12-vjeç, po ktheheshin në shtëpinë e tyre në Perth, me fluturimin MH17 sëbashku me gjyshin e tyre 68-vjeçar, Nick Norris.

Anthony Maslin dhe Marite Norris ndodheshin në Holandë për pushime sëbashku me fëmijët, por ata vendosën që t’i nisnin përpara të vegjlit pasi duhet të fillonin shkollën, ndërkohë çifti do të mbyllte disa punë që kishte.

Disa orë pasi fëmijët e tyre kishin hipur në avion, më 17 Korrik të 2014-s, ata dëgjuan lajmin se avioni ishte goditur në ajër, ndërkohë që fluturonte në lindje të Ukrainës.

283 pasagjerët sëbashku me 15 anëtarë të ekuipazhit që ndodheshin në bord mbetën të vrarë, përfshirë 3 fëmijët e çiftit dhe babai i Malin, Norris.

Kur kanë kaluar 5 vjet nga kjo tragjedi, prindërit e fëmijëve rrëfyen se kishin menduar të vetëvriteshin pasi kishin marrë vesh lajmin e kobshëm.

Në një intervistë që pritet të transmetohet këtë javë në televizionin australian, çifti tha se mëngjesin pas aksidentit, e kishin gjetur veten jashtë dritareve të apartamentit të tyre në Amsterdam. Ata kishin planifikuar të hidheshin sëbashku, megjithatë në fund vendosën që të mos e bënin, sepse nuk donin t’i shkaktonin asnjë personi tjetër dhimbjen që po ndjenin vetë.

Maslin dhe Norris thanë se e ardhja në jetë i vajzës së tyre Violet, në 2016-n, i ndihmoi që t’u lehtësohej disi dhimbja. Megjithatë ata vijojnë të vuajnë nga stresi post-traumatik.