Historike, niset nga Rusia treni i parë turistik drejt Arktikut

06/06/2019 - 22:14

Treni i parë i turistëve do të udhëtojë përmes rajonit Arktik të Rusisë, për të kaluar më pas në Norvegji. Ai u nis nga stacioni i Shën Pjetërburgut me 91 pasagjerë në bord për këtë udhëtim përurues.

I gjithë udhëtimi do të zgjasë për 11 ditë dhe do t’iu lejojë pasagjerët të zbulojnë zona, që janë shumë të vështira për t’u arritur me mjete të tjera. Organizatorët janë shumë entuziastë, ashtu si dhe vet turistët.

“Arktiku është shumë tërheqës për pasagjerët, sepse e gjithë bota tani po flet për këtë destinacion. Arktiku po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë”, tha Nurlan Mukash, drejtor ekzekutiv.

Trajektorja veriore është në fakt unike, është një distancë prej 2.200 km në veri të planetit, e turistët do ta përshkojnë atë në kushte komode. Po me komoditet ata do të mund të shijojnë rajonin e Arktikut, të shohin natyrën, tundrën. Më pas, nga treni do të zhvendosen në anije për të shkuar deri në zemër të Arktikut.

“Dy vite më parë ne udhëtuam me linjën ‘Zarengold’, trenin në hekurudhën trans-siberiane, nga Moska deri në Pekin. Ishte diçka e paharrueshme. Ndaj po e provojmë tani sërish, këtë radhë drejt Arktikut”, tha Martina Schëarkhaus, pasagjere.

Treni i quajtur “Zarengold”, (floriri i carit në gjermanisht) ka dy vagonë restorant dhe do të udhëtojë deri në Murmansk, qytetin më të madh në veri të rajonit të Arktikut. Turistët që kanë zgjedhur këtë itinerar vijnë nga 7 vende, mes të cilave SHBA, Gjermania, Norvegjia dhe Rusia.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Anëtarët e sindikatës së Bashkuar të Punëtorëve të Industrisë së Automobilëve (UAW) filluan sot grevën ndaj kompanisë General Motors, ndë

Çmimet e naftës u rritën gati 20% në një moment të hënën gjatë shkëmbimeve në bursë.

Shtetet e Bashkuara kanë publikuar pamje satelitore dhe kanë cituar zyrtarë të inteligjencës për të mbështetur pretendimin se Irani ka qe

Bashkimi Evropian tha sot se ka “një kërcënim real në sigurinë e rajonit” të Lindjes së Mesme, pas sulmeve ndaj ndërtesave të përpunimit

Forcat afgane, të mbështetura nga forcat e Shteteve të Bashkuara, vranë dy liderë të lartë talibanë dhe së paku 38 luftëtarë të këtij gru

Janë gjetur 44 trupa të prerë në copa brenda një pusi. Ngjarja makabër ka ndodhur në Meksikë, në shtetin Jalisco pranë Guadalajaras.

Kujdes kur zgjidhni mjekun! Çdo minutë 5 të vdekur në botë nga trajtimi i gabuar.

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se djali i Osama bin Ladenit është vrarë në një operacion kundër terrorizmit në SHBA.