Koronavirusi ka shkaktuar mbi 1000 të vdekur në Holandë.

Autoritetet shëndetësore lokale njoftojnë se në total në Vendet e Ulëta numërohen 1039 të vdekur dhe 12595 të infektuar.

175 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit dhe 845 rezultojnë pozitivë.

Në total 772 persona janë shtruar në spital, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave në spital në 4712.