Policia holandeze deklaroi se kishte zbuluar laboratorin më të madh të kokainës në vend.

“Laboratori ishte brenda një stalle kuajsh në qytetin Nijeveen afër kufirit gjerman dhe përpunonte rreth 200 kilogramë kokainë në ditë”, sipas një deklarate të policisë.

“Ky është laboratori më i madh i kokainës i zbuluar ndonjëherë në Holandë”, tha një zëdhënës i policisë.

Policia vlerësoi se prodhimi ditor ishte me vlerë rreth 4,5 milionë euro (5,3 milionë dollarë).

Shtatëmbëdhjetë persona u arrestuan, ku 13 prej tyre ishin kolumbianë.

Rreth 100 kilogramë drogë si dhe mijëra litra kimikate u konfiskuan nga policia.

”Laboratori në fjalë ishte një ‘lavanderi’ droge”, sipas policisë.