Punëtorët e një kompanie rikonstruktimi janë shokuar nga ajo çka kanë gjetur në një shtëpi të cilën do ta rikonstrukturonin në kryeqytetin japonez, Tokio.

Në shtëpinë në të cilën prej 3 vitesh nuk jetonte askush, janë gjetur trupa foshnjash të vdekura të futura në shishe qelqi.

Brenda shisheve ku ishin foshnjat, disa prej tyre me kordonin e lindjes kishte dhe një lëng që sipas ekspertëve thuhet se ishte një përzierje e kimikateve që njihet si lëngu i balsamimit dhe mund të përdoret për të ruajtur trupat e personave të vdekur.

Mësohet se shtëpia ishte në pronësi të një gjinekologu, më parë shtëpia ishte me qira dhe muajt e fundit ishte blerë nga një grua e cila kishte nisur ta rikonstruktonte. Policia, ka nisur një hetim për të zbardhur ngjarjen e cila ka shokuar opinion publik.